Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura në rezidencën qeveritare Çankaya Köşkü, ka zgjatur rreth 40 minuta
ANKARA – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka pritur sot në një takim ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Takimi i zhvilluar me dyer të mbyllura në rezidencën qeveritare Çankaya Köşkü, ka zgjatur rreth 40 minuta.
Gjatë takimit Kryeministri turk, Yıldırım, është shprehur se e cilësojnë Shqipërinë si një vend i një rëndësie strategjike për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe se dëshira e tyre është për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve në të ardhmen.
Duke falënderuar autoritetet shqiptare për qëndrimin ndaj tentativës së FETÖ-s për grusht shteti më 15 korrik, Yıldırım ka theksuar se kjo organizatë terroriste nuk është e rrezikshme vetëm për Turqinë, por edhe për vendet ku operon. Ai ka nënvizuar se dëshiron që të rrisin bashkëpunimin në luftën kundër FETÖ-s.
Nga ana tjetër shefi i diplomacisë shqiptare, Bushati, ka theksuar se kanë dënuar tentativën për grusht shteti më 15 korrik, si dhe kanë deklaruar hapur ndihmën ndaj Turqisë. Ai ka shtuar gjithashtu se synojnë forcimin e bashkëpunimit me Turqinë në të gjitha fushat. aa
Komentet