Menaxheri i përgjithshëm i një stacioni televiziv në shtetin e Virgjinias thotë se dy anëtarë të ekipit u qëlluan për vdekje gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.
Jeffrey A. Marks, administrator i përgjithshëm i stacionit WDBJ-TV, i identifikoi të vrarët si Alison Parker dhe Adam Ward.
Sipas stacionit, incidenti ka ndodhur në një qendër tregtare. Njoftohet se policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është në kërkim të personit që dyshohet se ka qëlluar.
Stacioni televiziv WDBJ-TV e ka qendrën në Roanoke të Virgjinias qendrore.
Komentet