Një grua e cila ishte pjesë e një feste, ka ndaluar një tjetër masakër të mundshme masive në SHBA, kur nxorri armën dhe qëlloi për vdekje një burrë që kishte hapur zjarr me një pushkë gjysmë automatike mbi një turmë.
Personit të armatosur, Dennis Butler, një 37-vjeç i ishte kërkuar të ulte shpejtësinë pak para se të kishte në shënjestër grupin prej 30-40 persona në Charleston, në Virxhina Perëndimore.
Zëdhënësi i policisë Tony Hazelett tha se reagimi i shpejtë i gruas shpëtoi jetë.
Ajo vjen në mes të një debati kombëtar mbi armët pas të shtënave në shkollë në Teksas.
I dyshuari u paralajmërua të ngadalësonte shpejtësinë para se ai të hapte zjarr jashtë një kompleksi ku po zhvillohej një festë diplomimi.
Hazelett tha në një konferencë shtypi se gruaja që hapi zjarr ndaj të dyshuarit, nuk kishte lidhje me policinë.
‘Ajo është thjesht një anëtare e komunitetit që mbante armën e saj në mënyrë të ligjshme. Dhe në vend që të ikte nga kërcënimi , ajo shpëtoi dhjetra jetë’ është shprehur Hazelett.
Ndaj saj nuk do të ngrihet asnjë akuzë, thotë policia.
37-vjeçari me një histori të gjerë kriminale, u gjet i vdekur në vendngjarje.
Kjo ngjarje vjen maskarës së Teksasit ku një 18 vjeçar vrau 21 persona në një shkollë fillore.
syri.net
Komentet