Mbi 50 milionë vetë janë paralajmëruar mbi rrezikun e stuhisë paralizuese që pritet ta godasë rajonin duke ju kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.
Sipas parashikimeve, cituar edhe nga BBC, deri të dielën, kur stuhia pritet që të kalojë, pritet që në Uashington të shënohet një rekord i ri i reshjeve të dëborës dhe të shkojë deri në 76 centimetra, klasifikuar si më i larti edhe se rekordi i janarit 1922.
Mediat amerikane raportojnë se tetë persona kanë vdekur, gjashtë shtete kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa me qindra fluturime janë anuluar.
***
Më shumë se 3.000 fluturime janë anuluar në të gjithë vendin pasi aeroportet e kanë të pamundur që të vijojnë punën me motin e ashpër që ka goditur vendin, teksa parashikohet që dëbora mund të arrijë edhe në mbi dy metra brenda disa orëve.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në të gjithë Bregdetin Lindor të Amerikës teksa ajo po përgatitet për të pritur një nga stuhitë më të ashpra në historinë e saj.
Në Washington, DC, dëbora ka arritur mbi një metër dhe autostrada përreth kryeqytetit është bllokuar.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar se kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi agjencia lëshoi një alarm të kuq për rajonin dhe tha se kushtet atmosferike të orëve të ardhshme mund të jenë të rrezikshme për jetën në pjesën më të madhe të vendit.
Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në Uashington dhe në pesë shtete: Tennessee, North Carolina, Virginia, Maryland, Pennsylvania. Në Virxhinia, Garda Kombëtare tha se kishte planifikuar për të sjellë 300 trupa ushtarake për të ndihmuar nëse do të ishte nevoja. Kjo është quajtur stuhia monstër.





Komentet