‘Trump kandidati më i papërshtatshëm në 227 vjet histori të presidencës’
VOAL – Revista The Atlantic ia ka dhënë mbështetjen e saj historike Hillary Clintonit. Në 159 vjet të historisë së saj, revista prestigjioze e ka bërë këtë gjë vetëm në dy raste të tilla, më 1860 me Abraham Lincolnin e më 1964 me Lyndon B. Johnsonin. Editorial që mbështet Clintonin përmban një sulm të rëndë ndaj Trumpit, duke e përcaktuar “kandidatin tejet më të papërshtatshëm të një partie të madhe në 227 vjet të historisë së presidencës amerikane”, si dhe “një demagog, një ksenofob, një seksist, një injorant dhe një gënjeshtar”. ansa
Komentet