VOAL

VOAL

Trumpi vlerëson Gardën Kombëtare, fajëson “anarkistët” (video)

June 1, 2020

Komentet

Disa nga shprehjet më të njohura të ish-Presidentit Jimmy Carter

VOA Marrë nga Associated Press

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter vdiq në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias. Ish Presidenti ishte 100 vjeç.

Në vijim sjellim disa pjesë nga shprehjet më të njohura të jetës publike të ish-Presidentit Jimmy Carter:

Ne kemi prirjen të lartësojmë veten dhe të nxjerrim në pah dobësitë dhe gabimet e të tjerëve. Kam arritur në përfundimin se në çdo person ka diçka të mirë, të pastër dhe fisnike, krahas dëshirës për vetë-përmbushje. Udhëheqësit politikë dhe fetarë duhet të përpiqen të ndihmojnë në krijimin e një shoqërie brenda së cilës këto vlera njerëzore ushqehen dhe përmirësohen. – nga libri i vitit 1975 “Pse jo më i miri?”

___

Kjo ceremoni inaugurimi shënon një fillim të ri, një përkushtim të ri brenda qeverisë sonë dhe një frymë të re tek ne të gjithë. Një president mund ta ndiejë dhe ta deklarojë atë, por ajo (frymë e re) buron vetëm nga populli. – Pjesë nga fjalimi gjatë inagurimit si president, janar 1977.

___

Ne e dimë se demokracia është gjithmonë në zhvillim e sipër. Çdo brez duhet t’i ripërtërijë themelet e saj. Çdo brez duhet të rizbulojë kuptimin e këtij vizioni të shenjtë në dritën e sfidave të veta moderne. Për këtë brez, jetë do të thotë t’i mbijetojmë rrezikut nga armët bërthamore; liria janë të drejtat e njeriut; të kërkosh lumturinë do të thotë të punosh për një planet, burimet e të cilit i përkushtohen ushqimit fizik dhe shpirtëror të banorëve të tij. – Pjesë nga fjalimi i fundit si president, janar 1981.

___

Ne e vlerësojmë të kaluarën. Ne jemi mirënjohës për të tashmen dhe shohim drejt të ardhmes me shumë shpresë dhe përkushtim. – Tetor 1986, në përkushtimin e shkruar në hapjen e Bibliotekës dhe Muzeut Presidencial Carter.

___

Lufta ndonjëherë mund të jetë një e keqe e domosdoshme. Por sado e nevojshme, ajo është gjithmonë një e keqe, kurrë një e mirë. Ne nuk do të mësojmë të jetojmë së bashku në paqe duke vrarë fëmijët e njëri-tjetrit. – Dhjetor 2002, pjesë nga fjalimi gjatë pranimit të Çmimit Nobel për Paqe.

___

Fondamentalistët janë bërë gjithnjë e më me ndikim si në fe ashtu edhe në qeverisje dhe kanë arritur të ndryshojnë nuancat dhe sofistikimin e debatit historik në një ngurtësi që është vetëm bardh e zi dhe poshtërimin e atyre që guxojnë të mos pajtohen. … Ndikimi i këtyre prirjeve të ndryshme përbën një kërcënim për shumë nga traditat historike dhe angazhimet morale të kombit tonë, si në qeveri ashtu edhe në vendet e kultit. — Nga libri i vitit 2005 “Vlerat tona të rrezikuara”.

___

Jam bindur se sfida më serioze dhe e pazgjidhur në mbarë botën është privimi dhe abuzimi i grave dhe vajzave, i shkaktuar kryesisht nga një interpretim i rremë i teksteve fetare të zgjedhura për këtë qëllim dhe një tolerancë në rritje ndaj dhunës dhe luftës, fatkeqësisht e them këtë nga përvoja ime në vetë Shtetet e Bashkuara. — Nga libri i vitit 2014 “Një thirrje për veprim”.

___

Nuk mendoj se ka ndonjë dyshim që Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) ose agjenci të tjera vëzhgojnë ose regjistrojnë pothuajse çdo telefonatë të bërë në Shtetet e Bashkuara, përfshirë celularët dhe supozoj gjithashtu edhe komunikimet me email. Kemi shkuar shumë larg në shkeljen e të drejtave themelore civile të amerikanëve, për sa i përket privatësisë. – Mars 2014, duke komentuar mbi vëzhgimet e inteligjencës amerikane pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001

___

Në Universitetin Emory m’u bë një pyetje shumë sfiduese para pak ditësh: “Si do t’i përshkruanit Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot?” Fillimisht nuk dija çfarë të thoja, por më në fund thashë: “Në kërkim”. Unë mendoj se vendi në të cilin jetojmë është ende në kërkim të asaj që duhet të jetë dhe çfarë mund të jetë dhe nuk jam i sigurt se po bëjmë shumë përparim në këtë moment. – Tetor 2014, gjatë festës për ditëlindjen e tij të 90-të.

___

Jeta që kemi tani (me bashkëshorten Rosalynn) është më e mira. Ne kemi një familje të madhe dhe me harmoni, një jetë të pasur në kishën tonë dhe në qytetin Plains dhe një shumëllojshmëri projektesh në Qendrën Carter që është plot aventurë dhe emocionuese. Unë dhe (bashkëshortja) Rosalynn kemi vizituar mbi 145 vende dhe të dy jemi po aq aktivë sa kemi qenë më parë. Jemi të bekuar me shëndet të mirë dhe shohim drejt të ardhmes me padurim dhe besim, por jemi të përgatitur për fundin e pashmangshëm kur të vijë. – Nga libri i vitit 2015, “Një jetë e mbushur plot”.

Bota reagon pas vdekjes së ish-presidentit amerikan Jimmy Carter

Presidenca e Jimmy Carterit u karakterizua nga kriza 444-ditore e pengjeve në Iran, por ai u lartësua si një figurë humanitare më vonë në jetën e tij, duke e fituar Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2002.

Carter vdiq në moshën 100-vjeçare më 29 dhjetor.

Më poshtë mund të lexoni reagimet nga e gjithë bota pas vdekjes së tij.

Biden: Bota dhe Amerika e humbën një lider të jashtëzakonshëm

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se bota dhe Amerika e humbën një lider të jashtëzakonshëm, një burrështetas dhe një humanitar.

“Gjatë gjashtë dekadave, ne patëm nderim ta quajmë Jimmy Carterin mik të dashur. Por ajo që është e jashtëzakonshme për Jimmy Carterin, megjithatë, është se miliona njerëz në Amerikë dhe në botë që nuk e takuan kurrë, gjithashtu e ciëlsuan atë si mik të dashur”, tha Biden.

Trump: Të gjithë i jemi mirënjohës Carterit

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, tha se e gjithë Amerika i është mirënjohës Carterit për atë që ai e ka bërë për vendin.

“Sfidat me të cilat u përball Jimmy si president ndodhën në një kohë vendimtare për vendin tonë dhe ai bëri gjithçka në dorën e tij për ta përmirësuar jetën e të gjithë amerikanëve”, tha ai.

Obama: Carter besoi në integritet dhe respekt

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, e nderoi Jimmy Carterin si një figurë të integritetit të lartë që avokoi për të mirën e publikut.

“I zgjedhur nën hijen e [skandalit] Watergate, Jimmy Carter u premtoi votuesve se ai do ta thoshte të vërtetën gjithmonë. Dhe, ai e bëri këtë, duke avokuar për të mirën e publikut, pavarësisht pasojave. Ai besoi se disa gjëra ishin më të rëndësishme si rizgjedhja – gjëra si integriteti, respekti dhe dhembshuria”, tha Obama”, tha Obama.

George W. Bush: Trashëgimia e Carterit do t’i frymëzojë amerikanët

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush, tha se trashëgimia e Jimmy Carterit do t’i frymëzojë brezat e ardhshëm të amerikanëve.

“Ai ëstë shembull se si duhet të shërbesh dhe do t’i frymëzojë brezat e ardhshme amerikane”, tha Bush.

“Ai ishte besnik ndaj familjes, bashkësisë dhe vendit. Presidenti Carter e madhështoi zyrën e presidentit”, shtoi ai.

Clinton: Carter luftoi për një botë më të mirë

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, e lartësoi ish-presidentin Jimmy Carter si një njeri që luftoi për një botë më të mirë.

“Nga angazhimi i tij për të drejtat civile si senator i shtetit dhe guvernator i Xhorxhias; tek përpjekjet e tij si president për t’i mbrojtur burimet tona natyrore në Rezervatin Kombëtar të Kafshëve të Egra të Arktikut, për ta bërë kursimin e energjisë prioritet kombëtar, për ta rikthyer Kanalin e Panamasë tek Panamaja dhe për të siguruar paqen midis Egjiptit dhe Izraelit në Camp David; tek përpjekjet e tij në Qendrën Carter për të mbështetur zgjedhje të ndershme, për ta cuar përpara paqen, për t’i luftuar sëmundjet dhe për ta promovuar demokracinë; e deri tek përkushtimi dhe puna e tij e palodhshme bashkë me Rosalynn në Habitat for Humanity—ai punoi pareshtur për një botë më të mirë dhe më të drejtë”, tha Clinton.

Macron: Carter luftoi pareshtur për paqe

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e përshkroi ish-presidentin amerikan, Jimmy Carter, si një figurë që luftoi pareshtur për sjelljen e paqes në botë.

“Gjatë jetës së tij, Jimmy Carter ka qenë avokues i palëkundur për të drejtat njerëzve më të cenuar dhe ka punuar pareshtur për paqe”, tha Macron.

“Franca është pranë familjes së tij dhe të gjithë popullit amerikan”, shtoi ai.

Starmer: Carter ia kushtoi jetën paqes

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, tha se dëshiron ta nderojë ish-presidentin amerikan, Jimmy Carter, për punën e tij vetëmohues dhe dekadësh në shërbim të publikut.

“Presidenca e tij do të mbahet në mend për marrëveshjet e Camp David mes Izraelit dhe Egjiptit, prandaj përkushtimi i tij jetësor për paqen ia dhuroi atij Çmimin Nobel për Paqe”, tha Starmer.

“I nxitur nga vlerat dhe besimi i tij i fuqishëm, presidenti Carter e ridefinoi jetën pas presidencës me përkushtimin e tij të shquar ndaj drejtësisë shoqërore dhe të drejtave të njeriut brenda dhe jashtë vendit”, shtoi ai.

HRW: Carter ishte shembull për liderët botërorë

Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW) tha se Jimmy Carter është shembull i shkëlqyer për liderët botërorë që ata t’i bëjnë prioritet të drejtat e njeriut.

“Ai vazhdoi të luftojë për të drejtat e njeriut edhe pasi u largua nga detyra e presidentit”, tha HRË.

Tedros: Përkushtimi i tij do të mbahet mend përgjithmonë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ish-presidenti amerikan Jimmy Carter do të mbahet mend “përgjithmonë” për përkushtimin e tij të palëkundur për mirëqenien e njerëzve në Shtetet e Bashkuara dhe në gjithë botën.

“Puna e tij përmes Carter Center ka shpëtuar shumë jetë dhe ka ndihmuar që shumë sëmundje tropikale të lëna pas dore të sillen buzë eliminimit”, tha ai. REL

Presidenca e trazuar e Carterit (video)

Radio Evropa e Lirë

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, ka vdekur më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Ai ishte djali i një fermeri kikirikësh, i cili u bë presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara dhe laureat i Çmimit Nobel për Paqe, për përpjekjet e tij për të gjetur zgjidhje paqësore për konfliktet ndërkombëtare. Mandati i trazuar i Jimmy Carterit si president i Shteteve të Bashkuara u pasua me filantropi, diplomaci dhe çmimin Nobel për Paqe. (Përgatitën: Valona Tela dhe Arben Hoti)

Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter, ndahet nga jeta në moshën 100 vjeçare

VOA Kane Farabaugh

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter vdiq të dielën në moshën 100 vjeçare. Presidenti më jetëgjatë amerikan vdiq në shtëpinë e tij në qytetin e vogël Plains të Xhorxhias, ku ai dhe gruaja e tij, Rosalynn, e cila vdiq në moshën 96 vjeçare në nëntor 2023, kaluan pjesën më të madhe të jetët e tyre, njoftoi Qendra Carter.

“Themeluesi ynë, ish-presidenti i SHBA-së Jimmy Carter, ndërroi jetë këtë pasdite në Plains të Xhorxhias”, tha qendra në një postim në lidhje me vdekjen e tij në platformën e mediave sociale X. Në deklaratë thuhej se ai vdiq i qetë, i rrethuar nga familja e tij.

Pas një mandati në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara, u angazhua për kauza të ndryshme nga shëndetësia tek demokracia globale dhe të tjera.

Kur Jimmy Carter bëri betimin më 20 janar të vitit 1977, ai premtoi një “qeverisje të mirë, ashtu si populli amerikan”.

Presidenti Jimmy Carter, Fjalimi inaugurues i vitit 1977

“Nuk mund të ketë detyrë më fisnike dhe më ambicioze për Amerikën, në këtë ditë të një fillimi të ri, sesa të ndihmojë formimin e një bote të drejtë dhe paqësore”, tha ai.

Një bote që ai vazhdoi t’i kontribuojë përtej mandatit të tij të vetëm në Shtëpinë e Bardhë, duke u bërë laureat i Çmimit Nobel për Paqe. Ai është themelues i qendrës Carter, një organizatë globale jofitimprurëse, misioni i së cilës është “përhapja e paqes dhe shpresës, si dhe luftimi i sëmundjeve”.

“Punën e Qendrës Carter e shoh si vazhdimësi të asaj që u mundova të bëja si president”, tha ai më 2007.

Zoti Carter lindi në Plains të Xhorxhias më 1924. Ai u diplomua nga Akademia e Marinës amerikane më 1946, duke shërbyer si oficer nëndetëseje para se të kthehej në Plains më 1953 për të drejtuar fermën e familjes pas vdekjes së babait të tij.

Ish-presidenti hyri në politikë gjatë lëvizjes për të drejtat civile të viteve 1960. Ai shërbeu dy mandate si ligjvënës në Xhorxhia para se të bëhej guvernator i shtetit më 1971.

“U them sinqerisht se koha për diskriminimin racor ka mbaruar”, tha ai në fjalimin gjatë inaugurimit të tij si guvernator i Xhorxhias më 1971.

Ai u bë nga një guvernator jo shumë i njohur i jugut më 1971, në kandidatin fitues të zgjedhjeve presidenciale më 1976, pasi mposhti me rezultat të ngushtë republikanin Gerald Ford.

Ndërmjetësimi i marrëveshjeve në “Camp David” më 1979 dhe traktati përfundimtar i paqes midis Egjiptit dhe Izraelit ishte kulmi i presidencës së tij.

“Gjatë 25 viteve të kaluara kanë ndodhur katër luftra midis arabëve dhe izraelitëve, me egjiptianët në krye, të mbështetur nga Bashkimi Sovjetik. Egjipti ishte vendi i vetëm që mund ta sfidonte Izraelin ushtarakisht”, tha zoti Carter në një deklaratë më 2009.

Zoti Carter negocioi edhe një traktat që i ktheu Panamasë kontrollin e Kanalit të Panamasë dhe vendosi lidhje të plota diplomatike me Republikën Popullore të Kinës.

Por, revolucioni islamik i vitit 1979 në Iran ndryshoi kursin e presidencës së tij.

Protestat e udhëhequra nga klerikët shiitë rrëzuan udhëheqësin iranian të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, i cili u largua nga vendi.

Më vonë militantët sulmuan ambasadën amerikane në Teheran, duke marrë peng 66 amerikanë. Në fund të nëntorit, 13 pengje u liruan.

Në prill të vitit 1980, ish-presidenti autorizoi një operacion ushtarak për të liruar pengjet tjera. Operacioni dështoi dhe tetë pjesëtarë të ushtrisë amerikane vdiqën.

Zoti Carter u përball edhe me sfida të brendshme. Inflacioni dhe shkalla e papunësisë dëmtuan ekonominë, çka ndikoi në humbjen e tij në zgjedhjet e vitit 1980 ndaj republikanit Ronald Reagan.

Më 20 janar të vitit 1981 – ditën e inaugurimit të Reaganit – Irani liroi gjithë pengjet amerikane.

Zoti Carter, i mposhtur dhe i dëshpëruar, u kthye në vendlindjen e tij për të planifikuar angazhimin e tij pas-presidencial.

“Po mendoja të bëja diçka të vogël, një zyrë pranë disa ndërtesave të bukura në Atlanta”, tha ai më 2007.

Rezultati ishte shumë më i madh.

Një organizatë jofitimprurëse e njohur botërisht, Qendra Carter ka monitoruar mbi 100 procese zgjedhore dhe ka ndërmjetësuar mosmarrëveshje duke filluar nga një bllokadë bërthamore me Korenë e Veriut më 1994 e deri tek një marrëveshje paqeje midis Ugandës dhe Sudanit.

Qendra angazhohet edhe për çështje shëndetësore duke luftuar sëmundjet në pjesët më të varfra të planetit. Çrrënjosja e sëmundjes parazitare ‘dracunculiasis’, e njohur si ‘Krimbi i Guinesë’, ishte qëllimi kryesor. Në vitin 2022 janë raportuar vetëm 13 raste në njerëz, numri më i ulët i të prekurve ndonjëherë me këtë sëmundje.

“Është vetëm një sëmundje në historinë e njerëzimit që është çrrënjosur. Ajo është lija, më shumë se tridhjetë vjet më parë. ‘Krimbi i Guinesë’ së shpejti do të jetë sëmundja e dytë në histori që do të fshihet nga faqja e dheut”, tha ai më 2009.

Angazhimi i zotit Carter për të ndihmuar njerëzimin e çoi atë në Oslo të Norvegjisë më 2002, ku pranoi Çmimin Nobel për Paqe.

“Çmimin Nobel për Paqe e fitova për shkak të punës së Qendrës Carter. Pra, do të isha plotësisht i kënaqur nëse trashëgimia ime do të jetë e bazuar mbi paqen dhe të drejtat e njeriut. Kush nuk e do këtë gjë?”, u shpreh zoti Carter më 2007.

Zoti Carter i mbijetoi kancerit të trurit më 2015 dhe kishte një jetë aktive deri në vitet e 90-a.

Por problemet shëndetësore dhe pandemia e koronavirusit më 2020 e mbylli atë në qytetin e tij të lindjes, ku kaloi vitet e fundit të jetës.

Në një nga paraqitjet e tij të fundit televizive, zoti Carter ndau me Zërin e Amerikës shpresat e tij për të ardhmen.

“Do të doja që në të ardhmen t’i shihja Shtetet e Bashkuara kampion në botë për paqen, të drejtat e njeriut dhe cilësinë e mjedisit dhe do të thosha duke i trajtuar të gjithë si të barabartë. Nëse mund ta bëjmë këtë, do të kishim një superfuqi të vërtetë në vendin, që unë e dua shumë”, tha ai më 2019.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës Kane Farabaugh e ka intervistuar disa herë ish-Presidentin Jimmy Carter për çështje që nga mandati i tij në Shtëpinë e Bardhë deri te karriera e tij post-presidenciale në mbështetje të shëndetit dhe demokracisë globale. Pjesët kryesore të këtyre intervistave janë të përfshira në këtë raportim.

Përurimi i Donald Trumpit, ja pse kompanitë bëjnë donacione rekord

 

VOAL- Këtë javë, Toyota njoftoi një donacion prej një milion dollarësh për të financuar inaugurimin e Donald Trump, të planifikuar për 20 janar. Ford dhe General Motors gjithashtu ndoqën shembullin dhe pritet që kompanitë e tjera të mëdha të bëjnë të njëjtën gjë, kujton RTS në një artikull të thelluar në faqen e saj të internetit.

Sektori i automobilave nuk është i vetmi që e mbështet këtë ngjarje. Bankat si Goldman Sachs dhe Bank of America, firmat e kriptomonedhave dhe gjigantët e teknologjisë si Amazon, Meta, OpenAI dhe Uber janë të gjitha shumë bujare.

Ndërsa totali zyrtar nuk do të shpallet deri tre muaj pas inaugurimit, tashmë vlerësohet të tejkalojë shumë 107 milionë dollarët e mbledhura gjatë inaugurimit të parë të Donald Trumpit në 2017, një shifër që tashmë ishte dyfishuar nga ajo për inaugurimin e paraardhësit të tij Barack Obama.

Një çerek milioni për të marrë pjesë në darkë

Fondet e mbledhura financojnë të gjitha veprimtaritë e 20 janarit: ceremoninë e përurimit, drekën, paradën dhe darkën e madhe gala në mbrëmje. Donatorët bujarë mund të marrin privilegje në këmbim, të tilla si bileta për paradën ose ftesa ekskluzive për darkën presidenciale, me kusht që të kontribuojnë një minimum prej 250 000 dollarë.

Donacionet janë të hapura për të gjithë amerikanët, jo vetëm për korporatat. Komiteti i hyrjes, një organizatë jofitimprurëse zyrtare, nuk vendos asnjë kufizim ligjor për donacionet. Shumë prej tyre vijnë direkt nga xhepat e drejtuesve të kompanisë.

Ish kundërshtarët e Donald Trump ndërrojnë fletën?

Zyrtarisht, këto donacione shërbejnë për të siguruar akses në ngjarjet. Por në prapaskenë, ato lejojnë kompanitë të forcojnë ndikimin e tyre ndaj presidentit. Disa kompani që kishin denoncuar sulmin ndaj Kapitolit më 6 janar 2021 janë tani pjesë e donatorëve, si Amazon e Jeff Bezos dhe Meta e Mark Zuckerberg, pavarësisht marrëdhënieve të tensionuara me Donald Trumpin në të kaluarën.

Në platformën e tij “Truth Social”, Donald Trumpi tallet me këtë bujari, duke bërë shaka se të gjithë duan të jenë miqtë e tij. Një thënie politike amerikane e përmbledh mirë situatën: “Nëse nuk je në tryezën e presidentit, je në meny”.

Sistemi i dhurimit të përurimeve presidenciale ekziston që nga fillimi i shekullit të 20-të. Ajo që ka ndryshuar janë shumat dhe shtrirja e ngjarjes. Sot, ne jemi larg ditëve kur Presidenti Thomas Jefferson shkoi në këmbë në inaugurimin e tij më 1801, pa madhështi. RSI

Ish-Presidenti Bill Clinton del nga spitali

VOA Marrë nga Associated Press

Ish-presidenti Clinton doli nga një spital në Uashington të martën pasi u trajtua për grip, tha zëvendës shefi i kabinetit të tij në një publikim në rrjetin social X.

Zoti Clinton, 78 vjeç, u shtrua në spital të hënën në Qendrën Mjekësore të Universitetit Georgetown me ethe, tha zoti Angel Urena.

“Ai mbetet në gjendje të mirë dhe e vlerëson thellësisht kujdesin e shkëlqyer që morri”, tha zoti Urena.

Politikani nga Partia Demokrate që ka shërbyer si President për dy mandate nga janari i vitit 1993 deri në janarin e vitit 2001, gjatë verës mbajti fjalim në Kongresin Kombëtar të partisë në Çikago. Ai gjithashtu bëri fushatë për kandidaten demokrate për President Kamala Harris për zgjedhjet e 5 nëntorit.

Përgjatë viteve, pasi përfundoi detyrën si President, zoti Clinton është përballur me disa probleme shëndetësore.

Në vitin 2004 iu nënshtrua një operacioni në zemër pasi përjetoi dhimbje në gjoks dhe probleme në frymëmarrje. Zoti Clinton u shtrua sërish në spital për një ndërhyrje në mushkëri në vitin 2005, ndërsa në vitin 2010 ai pati një operacion tjetër ku iu vendosën tuba për të mbajtur hapur arteriet e zemrës.

Ish Presidenti Clinton vendosi më pas t’i përmbahet një diete kryesisht vegane që rezultoi me humbje në peshë dhe përmirësim të shëndetit.

Në vitin 2021 ish Presidenti qëndroi në spital për gjashtë ditë në Kaliforni pasi u trajtua për një infeksion që nuk kishte të bënte me COVID19, pavarësisht se pandemia globale ishte ende në pikun e saj.

Një këshilltar i ish-Presidentit tha atëherë se zoti Clinton kishte një infeksion të traktit urinar që iu përhap në gjak, por ishte në shërim dhe se nuk iu rrezikua jeta. Këshilltari tha se ish Presidenti Clinton, ishte në një repart të kujdesit intensiv të spitalit atë kohë, por nuk po merrte trajtim si pacient i terapisë intensive.

Elon Musku mbështet partinë gjermane të ekstremit të djathtë, AfD

VOA Marrë nga Reuters

Miliarderi Elon Musk, që pritet t’i bashkohet administratës së Presidentit të zgjedhur Donald Trump si këshilltar i jashtëm, u përfshi në fushatën zgjedhore të Gjermanisë të premten, duke e quajtur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, shpëtimtaren e vendit.

AfD është në vendin e dytë në sondazhe, duke u bërë pengesë për partitë e qendrës së djathtë, ose të qendrës së majtë, që të fitojnë shumicën në zgjedhje, por partitë kryesore të Gjermanisë, shumica të qendrës, janë zotuar të mos e pranojnë mbështetjen e AfD-së në nivel kombëtar.

Vendi më i fuqishëm i Evropës pritet të votojë më 23 shkurt pas rrëzimit të qeverisë së koalicionit të qendrës së majtë të udhëhequr nga kancelari Olaf Scholz.

“Vetëm AfD-ja mund ta shpëtojë Gjermaninë”, shkroi zoti Musk në platformën e tij të mediave sociale X.

Elon Musk, personi më i pasur në botë, ka shprehur edhe më parë mbështetjen për partitë e tjera kundër emigracionit në të gjithë Evropën.

Qeveria gjermane tha se e ka parë atë që shkroi zoti Musk, por nuk pranoi të bënte ndonjë koment të mëtejshëm në konferencën e rregullt të shtypit.

Zoti Musk ripublikoi edhe një mesazh nga aktivistja gjermane e krahut të djathtë Naomi Seibt që kritikonte Friedrich Merzin, kandidatin për kancelar të konservatorëve, të cilët kryesojnë në sondazhe.

Matthias Miersch, sekretari i përgjithshëm i socialdemokratëve të Kancelarit Scholz, tha për faqen e internetit ‘t-online’ se Gjermania nuk kishte nevojë për ndikime të huaja apo “Trumpizëm”.

Zoti Musk shprehu mbështetje për AfD-në vitin e kaluar, kur kritikoi mënyrën se si qeveria gjermane e trajtoi emigracionin e paligjshëm.

Muajin e kaluar, zoti Musk bëri thirrje për shkarkimin e gjyqtarëve italianë të cilët vunë në dyshim ligjshmërinë e masave të qeverisë për të parandaluar imigracionin e parregullt.

Gjatë kësaj jave Nigel Farage, udhëheqësi i partisë së krahut të djathtë të Britanisë së Madhe, ‘Reforma në Mbretërinë e Bashkuar’ dhe mik i Presidentit të zgjedhur Trump, publikoi një fotografi duke takuar zotin Musk në rezidencën e zotit Trump në Florida. Ai u takua me zotin Musk për të siguruar mbështetje financiare.

Donald Trump emëron Zëvendës Sekretar të Shtetit një greko-amerikan. Kush është Michael Rigas

Greko-amerikani Michael J. Rigas, është emëruar Zëvendës Sekretar i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet nga presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti Trump shprehu besimin e tij për Rigas, duke deklaruar se ai është një konservator që e di se si funksionon qeveria dhe do të ndihmojë në Rindërtimin e Amerikës.

“Jam i kënaqur të nominoj Michael J. Rigas për pozitat e Zëvendës Sekretar i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet. Michael do të sjellë përgjegjësi në Departamentin e Shtetit, ashtu siç bëri për të gjithë Qeverinë, kur shërbeu në mandatin tim të parë si Zëvendës dhe Drejtor i Përkohshëm i Zyrës së Menaxhimit të Personelit, si dhe Zëvendës Drejtor i Përkohshëm për Menaxhim në Zyrën e Menaxhimit dhe Buxhetit. Mike është një luftëtar konservator që e di se si funksionon qeveria dhe do të ndihmojë në Rindërtimin e Amerikës,” tha Trump.

Rigas ka një master në administratën publike nga Shkolla Kennedy e Qeverisë e Universitetit të Harvardit, si dhe diploma bachelor dhe master në ekonomi nga Universiteti i Bostonit.

Gjatë karrierës së tij, Rigas ka punuar në sektorët publik dhe privat, duke u fokusuar në përmirësimin e performancës organizative dhe përmirësimin e operacioneve. Roli i tij në shërbimin publik përfshin detyrat si Këshilltar i Lartë dhe Zëvendës Administrator në Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA) dhe Shef i Shtabit në Departamentin e Shërbimeve për Veteranët të Massachusetts.

Ai ka shërbyer gjithashtu si Drejtor i Projektit të Kalimit “America First” në Institutin për Politikat “America First”. sn

Trumpi zgjedh Grenellin si të dërguar për misione të posaçme ndërkombëtare

VOA Marrë nga Reuters dhe AP

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha të shtunën se ka zgjedhur ish-shefin e tij të zbulimit Richard Grenell, si të dërguar presidencial për misione të posaçme, një post ku ai pritet të ndihmojë administratën e ardhshme që të përballet me disa nga sfidat më të vështira të politikës së jashtme.

“Ric do të punojë për disa nga pikat më të nxehta në botë, përfshirë Venezuelën dhe Korenë e Veriut”, tha zoti Trump në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, pa dhënë më tej për përgjegjësitë e këtij pozicioni.

Një burim nga ekipi i tranzicionit i zotit Trump tha për agjencinë Reuters se zoti Grenell do të fokusohet gjithashtu tek tensionet në Ballkan.

Zoti Grenell reagoi në platformën X:

“Të punosh në emër të popullit amerikan për Donald Trumpin është nderi më i madh i jetës. Presidenti Trump është dikush që u gjen zgjidhje problemeve, duke i mbajtur amerikanët të sigurt dhe të begatë. Kemi shumë punë për të bërë. Le të fillojmë punën”, u shpreh ai.

Gjatë mandatit të parë të zotit Trump, zoti Grenell shërbeu si ambasador në Gjermani, i dërguar i posaçëm presidencial për negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, si edhe si Drejtor në detyrë i Zbulimit Kombëtar.

Ai ka qenë prej kohësh një nga këshilltarët e politikës së jashtme të zotit Trump.

Pasi bëri fushatë intensive për zotin Trump për zgjedhjet e 5 nëntorit, zoti Grenell ishte pretendent kryesor për postin e Sekretarit të Shtetit, por zoti Trump emëroi senatorin Marco Rubio për atë post.

Ai u përmend gjithashtu si kandidat i mundshëm për pozicionin e të dërguarit të posaçëm për luftën në Ukrainë, por përfundimisht zoti Trump zgjodhi gjeneral lejtnantin në pension Keith Kellogg për atë detyrë.

Ai ishte i pranishëm kur zoti Trump u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy në shtator. Zoti Grenell është shprehur në favor të një marrëveshjeje paqeje që do të ruante territorin e Ukrainës megjithatë do të lejonte “rajone autonome” ku Rusia mund të mbetet në kontroll.

Ai ka këshilluar gjithashtu kundër zgjerimit të NATO-s përfshirë anëtarësimin e Ukrainës, duke thënë – ashtu si edhe zoti Trump – se aleanca nuk duhet të zgjerohet derisa anëtarët aktualë të përmbushin objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të aleancës. Anëtarët e aleancës transatlantike janë zotuar prej vitesh të shpenzojnë 2% të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, por disa vende ende nuk e kanë arritur këtë objektiv.

Zoti Grenell bëri fushatë intensive për zotin Trump me votuesit arabo-amerikanë në Miçigan, ku presidenti i zgjedhur arriti të fitojë në një elektorat tradicionalisht demokratik, pavarësisht se në të kaluarën ai kishte ndaluar imigracionin nga disa vende me shumicë myslimane. Zoti Grenell organizoi aktivitete pro zotit Trump me votuesit arabo-amerikanë.

Presidentët emërojnë të dërguar të posaçëm apo presidencialë për t’u fokusuar në çështjet globale, krizat ose përpjekje specifike diplomatike. Koreja e Veriut dhe Venezuela janë kundërshtarë të SHBA-së, megjithëse sipas njoftimeve zoti Trump po konsideron mundësinë e bisedimeve të drejtpërdrejta me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, duke shpresuar të minimizojë rreziqet e konfliktit të armatosur.

Gjatë fushatës së tij presidenciale, Trump e quajti udhëheqësin venezuelian Nicolas Maduro një diktator. Zoti Maduro tha se rizgjedhja e zotit Trump ishte “një fillim i ri” për marrëdhëniet dypalëshe.

Në mandatin e tij të parë, Trump vendosi sanksione më të ashpra ndaj vendit të Amerikës së Jugut, veçanërisht në industrinë e tij kryesore të naftës. Maduro i ndërpreu marrëdhëniet në vitin 2019.

Agjencia Reuters njofton se në vitin 2020 zoti Grenell u takua fshehtazi me një përfaqësues të Maduros në përpjekje për të siguruar ikjen paqësore të udhëheqësit venezuelian nga pushteti pasi rizgjedhja e tij në vitin 2018 u konsiderua e manipuluar nga shumica e vendeve perëndimore, por nuk u arrit ndonjë marrëveshje.

Senatori republikan amerikan Bill Hagerty shprehu mbështetje për zotin Grenellin, duke thënë në platformën X se ai do të “bëjë një punë të shkëlqyer duke u marrë me disa nga sfidat më të vështira të botës”.

Trumpi kërkon t’i jepet fund praktikës së ndryshimit të orës

VOA Marrë nga Reuters

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha të premten se Partia Republikane “do të bëjë përpjekjet e saj më të mira” për t’i dhënë fund praktikës së ndryshimit të orës, të cilën ai e quajti “të papërshtatshme dhe shumë të kushtueshme për vendin”.

Praktika që synon një përdorim më të mirë të orëve me dritë e kursim të energjisë – duke i lëvizur akrepat një orë përpara gjatë gjysmës së vitit, në verë, për të shfrytëzuar sa më shumë mbrëmjet – ka qenë në fuqi pothuajse në të gjithë Shtetet e Bashkuara që nga vitet 1960. Por kjo çështje ka qenë një temë debati vitet e fundit.

Disa ligjvënës duan të qëndrojnë me orën lokale gjatë gjithë vitit, ashtu siç është, pa ndodhur ndryshimi, një pjesë kërkojnë që ndryshimi të ndodhë gjatë gjithë vitit, të tjerë duan të ruajnë status quo-në. Presidenti Joe Biden nuk ka mbajtur kurrë një qëndrim publik mbi këtë çështje.

Në mars të vitit 2022, Senati amerikan votoi njëzëri për ta bërë të përhershme çështjen e ndryshimit të orës, por përpjekja ngeci në Dhomën e Përfaqësuesve, për shkak të mungesës së konsensusit mbi këtë çështje.

Në mars një grup dypartiak senatorësh bëri një përpjekje të re në këtë drejtim.

Mbështetësit e ndryshimit të orës argumentojnë se kjo gjë sjell pasdite më me shumë dritë dhe më shumë aktivitet ekonomik gjatë muajve të dimrit. Kritikët thonë se një gjë e tillë i detyron fëmijët të shkojnë në shkollë në errësirë, pasi lindja e diellit vonohet me një orë.

Përkrahësit e eliminimit total të ndryshimit të orës thonë se ndryshimi dy herë në vit i saj, shkakton shqetësime të gjumit dhe probleme shëndetësore.

Kongresi nuk ka mbajtur asnjë seancë dëgjimore të re për këtë çështje për më shumë se dy vjet dhe Senati do të duhet ta shqyrtojë këtë çështje sërish.

Ndryshimi i orës për gjatë vitit u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe u miratua përsëri në vitin 1973 në një përpjekje për të reduktuar përdorimin e energjisë për shkak të një embargoje ndaj naftës, por vendimi nuk ishte popullor dhe u shfuqizua një vit më vonë.

Që nga viti 2015, rreth 30 shtete kanë prezantuar ose miratuar ligje për t’i dhënë fund ndryshimit të orës dy herë në vit. Disa shtete kanë propozuar që ta bëjnë këtë vetëm nëse shtetet fqinje bëjnë të njëjtën gjë.

Bideni fal 39 persona dhe ua zbut dënimet 1.500 të tjerëve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i ka falur 39 amerikanë të dënuar për vepra të padhunshme penale, si dhe ua ka zbutur dënime gati 1.500 njerëzve të tjerë.

Shtëpia e Bardhë tha se ky është numri më i madh i faljeve presidenciale brenda një dite të vetme. Ajo nuk i ka bërë të ditur emrat e njerëzve të falur.

Bideni tha se do të ndërmarrë më shumë hapa të tillë në javët e ardhshme dhe se do të vazhdojë t’i shqyrtojë kërkesat për falje.

“Amerika u ndërtua mbi zotimin për dhënien e mundësisë dhe shansit të dytë”, tha Biden në një komunikatë.

“Si president, kam nderin të tregoj mëshirë për njerëzit të cilët kanë dëshmuar pendesë dhe rehabilitim, duke ua dhënë mundësinë amerikanëve të marrin pjesë në jetën e përditshme dhe të kontribuojnë në komunitetet e tyre, dhe duke ndërmarr hapa për t’ua hequr dënimet të dënuarve për vepra të padhunshme, posaçërisht atyre të dënuar për drogë”, tha ai.

Bideni e mori këtë vendim disa javë pasi e fali djalin e vet, Hunter, i cili po ndiqej penalisht për vepra penale në lidhje me armën dhe taksat.

Bideni është duke u përballur me trysni nga grupet avokuese për të falur më shumë njerëz, përfshirë ata të dënuar me vdekje, para se presidenti i zgjedhur Donald Trump ta marrë detyrën në janar.

Njerëzit e falur të enjten kanë qenë të dënuar për krime të padhunshme, si droga, dhe e kanë ndryshuar jetën për mirë, thanë avokatët e Shtëpisë së Bardhë.

Në të kaluarën, presidenti i kishte falur 21 njerëz dhe ua kishte zbutur dënimin 122 të tjerëve.

Ai fali gjithashtu të dënuar për përdorimin dhe posedimin e marihuanës në tokat federale dhe në Distriktin e Kolumbisë, dhe fali ish-anëtarët e ushtrisë amerikane të dënuar për shkelje të ndalesës, që është shfuqizuar tashmë, të seksit homoseksual në ushtri. REL

Trumpi shpallet për herë të dytë “Njeriu i Vitit” nga revista Time

Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump është shpallur “Personi i Vitit” nga revista Time. Viti 2024 shënon herën e shtatë radhazi që fituesi i zgjedhjeve presidenciale gjithashtu u shpall Personi i Vitit.

 

Trump mori titullin edhe në vitin 2016, pas fitores së tij të parë në zgjedhjet presidenciale, dhe tani i bashkohet grupit të njerëzve që janë zgjedhur dy herë.

Grupi përfshin tre presidentët e fundit me dy mandate: Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama. (Franklin D. Roosevelt është i vetmi person që i është dhënë titulli tre herë.)

Trump ka pasur një marrëdhënie të ‘stuhishme’ me revistën Time. Pasi u emërua personi i vitit në vitin 2016, ai e përshkroi revistën si një botim “shumë të rëndësishëm” dhe tha se i kishte dhënë një “nder të jashtëzakonshëm”.

Por Trump, i cili kishte fituar një garë polarizuese presidenciale, në të cilën ai humbi votën popullore, u përplas me revistën, e cila e përshkroi atë si “president i shteteve të ndara të Amerikës”. gsh


Send this to a friend