Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë pas takimit Obama – Rivlin është diskutuar paketa e ndihmës ushtarake që do të realizohet për dhjetë vite me rradhë ndaj Izraelit
UASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan Barack Obama ka pritur në Shtëpinë e Bardhë presidentin izraelit Reuven Rivlin.
Pas pritjes në Zyrën Ovale të dy liderët kanë dhënë deklarata të shkurtëra para takimit. Obama duke shprehur kënaqësinë që ka pritur Rivlin i cili ndodhet për herë të parë në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjes si president ka rikujtuar premtimet lidhur me sigurinë e Izraelit. Presidenti amerikan ka theksuar se kjo është një nga parimet më të rëndësishme në politikën e jashtme të SHBA-ve.
Ai ka thënë se në takim do të diskutojnë çështjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme dhe se paqja në çështjen Izrael-Palestinë nuk është e mundshme në një kohë të afërt.
“Kam qenë i qartë në dënimin e dhunës në Izrael. Kjo dhunë duhet të dënohet edhe nga liderë si presidenti palestinez Mahmud Abbas. Ashtu siç duhet tu jepet fund nxitjeve gjithashtu është i nevojshëm një mekanizëm i cili do të çojë në paqe Izraelin dhe Palestinën. Në këtë fazë edhe pse një paqe serioze duket se është larg me rëndësi është të vazhdojmë tentativat”, deklaroi Obama.
Presdenti i Izraelit Rivlin tha se vendi i tij nuk ka mik tjetër më të madh se SHBA-të. Ai shprehu falënderimet për ndihmat financiare, diplomatike dhe ushtarake për Izraelin gjatë peridhës së presidencës së Obamës. Rivlin duke deklaruar se “nuk ndodhemi në luftë” ai tha se ata janë në luftë kundër atyre që përdorin besimet për të kërcënuar njerëzit e pafajshëm në botë.
Ndërsa në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë pas takimit të dy liderëve thuhet se Obama dhe Rivlin kanë diskutuar paketën e ndihmës ushtarake që do të realizohet për dhjetë vite me rradhë ndaj Izraelit. Gjithashtu, në deklaratë bëhet e ditur se dy liderët kanë diskutuar edhe luftën kundër organizatës terroriste DAESH si dhe çështjet rajonale, përfshirë edhe çështjen e Sirisë.
Komentet