Atë që nuk e thonë fjalët e nxjerr zbuluar trupi. Kështu ka ndodhur edhe me takimin e shumëdiskutuar mes presidentit në ikje Barak Obama dhe atij të sapozgjedhur Daonld Trump, dje në Shtëpinë e Bardhë.
Takimi u paraqit miqësor dhe bashkëpunues, por cfarë thonë ekspertët e gjuhës së trupit për atë që ata transmetuar me shenja dhe lëvizje.
Trump tha se “po shikonte mundësinë për të bashkëpunuar me presidentin Obama në të ardhmen”, ndërsa Obama tha se “ndihej shumë i inkurajuar nga interesi i Presidentit të sapo-zgjedhur për të punuar me skuadrën time”.
“Por edhe për një sy të pastërvitur ishte e qartë se kishte tensione mes tyre në atë takim, dhe ekspertja e gjuhës së trupit Patti Wood ka analizuar takimin e parë mes njeriut më të fuqishëm në Amerikë dhe personit të zgjedhur për ta zëvendësuar atë”- shkruan “Daily Mail”.
Sipas saj, Obama ndihej “shumë i lodhur, i dorëzuar dhe jo shpresëdhënës,” ndërsa Trump “rrinte rëndë, serioz dhe ndoshta ndoshta i frikshëm”.
“Nëse shikoni pozicionin e këmbëve të Trump, janë në pozicionin alfa, që nënkupton shprehjen ‘Jam një burrë i vërtetë’, thote ajo.
Kurse duke komentuar qëndrimin e Obamës, shprehet: “Këmbët e Presidentit Obama qëndrojnë më larg njëra tjetrës, gjë që nënkupton forcë dhe në mënyrë subkoshiente kërkon të thotë ‘Jam unë ende në krye’”.
Ajo thote se ishin duart e Trump që tërhoqën vëmendjen. Ai i kishte vendosur ato në një pozicion lutës por me kokë poshtë.
“Kjo nuk është aspak tipike për një President të zgjedhur. Sipas leximit tim ai ka mësuar diçka që nuk e dinte më parë. Është një shenjë që kërkon të rehatojë veten. Kurse nga mënyra se si Obama mban duart e këmbët më bën të mendoj se ndihet i lodhur. Madje nuk më bindin as fjalët që Obama tha se ishte i inkurajuar për të punuar me ekipin e Trump. Sepse kur i thotë këto, ai vazhdimisht mbyll sytë, duke lënë të kuptohet që nuk e beson atë që thotë”- thotëajo.
Komentet