Legjislativi i Shtetit të Teksasit ka votuar për të caktuar 7 Nëntorin si “Ditën Përkujtimore të Viktimave të Komunizmit” im memoriam dhe nderim të atyre që kanë humbur jetën dhe kanë vuajtur nën regjimet komuniste.
Presidenti dhe CEO i Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit (VOC), Ambasadori Andrew Bremberg, së bashku me Bordin e Besimit të VOC, ndikuan në Legjislativin e Teksasit për miratimin e këtij legjislacioni të rëndësishëm përkujtues të viktimave të komunizmit.
“Përcaktimi në Legjislaturën e Shtetit të Teksasit për Ditën Përkujtimore është një sukses i madh i VOC. Ne shpresojmë që më shumë shtete ta njohin këtë ditë të rëndësishme,” tha Ambasadori Bremberg.
Këtë muaj kalimi i Rezolutës H.B. 1057, udhëhequr nga Përfaqësuesi i Dhomës Tom Oliverson dhe në Senat nga Senatori Brandon Creighton, bëri që Texas të jetë shteti i katërt që njohu zyrtarisht 7 Nëntorin si “Dita Përkujtimore e Viktimave të Komunizmit” për të dëshmuar për ata që kanë humbur jetën dhe vuajtur nën regjimet komuniste . Guvernatori Greg Abbott pritet të nënshkruajë ligjin së shpejti.
Deri më sot, Alabama, Utah, Virginia dhe tani Texas kanë miratuar rezoluta për të njohur zyrtarisht 7 nëntorin si “Dita Përkujtimore e Viktimave të Komunizmit”. Nëntë shtete të tjerë – Arizona, Arkansas, Florida, Idaho, Illinois, Misuri, New Jersey, Pennsylvania dhe Carolina e Jugut – janë duke lëvizur për të bërë të njëjtën gjë.
Dita Përkujtimore si një projekt i VOC është krijuar për të rritur ndërgjegjësimin dhe edukimin e popullit Amerikan – dhe botës – në lidhje me kërcënimet e vërteta ndaj lirisë me të cilat përballemi tani, si dhe me krimet e kryera nga regjimet komuniste në shekullin e 20-të dhe që vazhdojnë edhe sot në vende të tilla si Kina, Kuba , Laosi, Koreja e Veriut, Venezuela dhe Vietnami.
7 Nëntori u zgjodh si Dita Përkujtimore e Viktimave të Komunizmit pikërisht sepse më 7 Nëntor në 1917 Bolshevikët morën pushtetin në Rusi, çka çoi në krijimin e qeverisë së parë komuniste në botë. Më 7 nëntor, ne kujtojmë ata që kanë vuajtur dhe vrarë e vdekur nga duart e regjimeve komuniste në të kaluarën, dhe vazhdojmë angazhimin në mbështetje edhe të atyre që po luftojnë për liri sot.
Përfaqësuesi Tom Oliverson, vërejti se “më shumë se 100 milion njerëz të pafajshëm janë vrarë nga regjimet komuniste që nga krijimi i regjimit të parë komunist më 7 nëntor 1917 në Rusi. Kjo është humbja më e madhe e jetëve njerëzore nga çdo ngjarje që ka përshkuar historia njerëzore, dhe nuk duhet të harrojmë tmerret e komunizmit. Ashtu siç përkujtojmë Holokaustin që kurrë më të mos përsëritet brutaliteti i fashizmit, ashtu gjithashtu, ky memorial shërben si një kujtesë kthjelluese e premtimeve të zbrazëta të komunistëve kudo që janë si dhe trashëgimisëa brutale dhe vuajtjet që i shkaktuan njerëzimit deri kur u larguan “.
Përfaqësuesi i Teksasit Tom Oliverson beson se është thelbësore që qytetarët e Texasit të përkujtojnë viktimat e komunizmit.
Anëtarja e Këshillit Këshillimor të VOC është edhe banorja e Teksasit, Dr. Elida Dakoli dha një dëshmi të fuqishme përpara Dhomës së Përfaqësuesve të Teksasit në rrëfimin e përvojave tragjike të familjes së saj nën regjimin komunist të Shqipërisë.
«Kur gjyshi im refuzoi t’ia dorëzonte pasurinë partisë komuniste, ai u burgos, shtëpitë e tij u shkatërruan dhe gjyshja ime me katër fëmijët e saj të vegjël të moshës 1-12 vjeç – përfshirë babanë tim – u hodhën në rrugë pa asgjë Vëllai i saj e strehoi me guxiom gjyshen time dhe fëmijët, por gjyshi im u vra në burg. Ne ende nuk e dimë se ku është varri i tij. Përndjekja e anëtarëve të familjes sime vazhdoi për katër breza. ”
VOC është krijuar për të kujtuar një botë të harruar të të këqijave të komunizmit, me mbi 100 milion viktima. Tash së fundmi ngjarjet në Hong Kong – janë një paralajmërim për njerëzit e botës së lirë për kërcënimet në rritje që vinë nga regjimet komuniste.
Falë miqve dhe mbështetësve të përkushtuar të VOC-së që inkurajojnë vendosjen e 7 nëntorit si ditën vjetore të respektimit të Ditës Përkujtimore të Viktimave të Komunizmit, ne nxisim më shumë shtete të ndjekin shembullin e Legjislativit të Teksasit.
Për më shumë informacion në lidhje me njohjen shtetërore të Ditës Përkujtimore të VOC, vizitoni faqen tonë të internetit. Nëse jeni të interesuar të mbështesni një iniciativë të ngjashme në shtetin tuaj, ju lutemi kontaktoni me ligjvënësit e shtetit./Shqipëroi Elida Buçpapaj
https://www.youmaker.com/video/ea03b9c4-d823-4a3f-a929-245d2f9bcc2f
Komentet