Kandidatja për president të SHBA-së nga Partia e Gjelbër, Jill Stein, ka hequr dorë nga përpjekja e saj për rinëmurim të votave në shtetin e Pensilvanisë, një nga tri shtetet ku numërimi është kontestuar dhe që janë fituar nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump.
Një gjykatë në Pensilvani ka njoftuar më 3 dhjetor se ata që e nënshkruan peticionin përmes së cilit kërkohej numërimi janë “qytetar të zakonshëm dhe të cilët nuk mund të lënë 1 milionë dollar kaucion që kërkohet nga gjykata” krahas kërkesës.
Fushata e Stein ka thënë se do të vazhdojë të kërkojë rinumërim në këtë shtet federal përmes një urdhëri urgjent të gjykatës federale, duke hequr dorë nga kërkesa në gjykatat shtetërore.
Fushata e saj gjithashtu ka kërkuar rinumërim të votave në Miçigan dhe Uiskonsin.
Ajo dyshon se ka pasur parregullsi dhe ndërhyrje potenciale kibernetike që sipas saj kanë ndikuar në rezultatin zyrtar.
Në rast se rinumërimet do të tregonin se ishte kandidatja demokrate, Hillary Clinton ajo që fitojë në të tri këto shtete atëherë ajo do e tejkalonte Donald Trump me numër të votave elektorale që janë përcaktuese të fituesit të presidencës amerikane.
Komentet