Xhamia, e cila është pjesë e Qendrës Islame në Victoria dhe një nga faltoret e rëndësishme për myslimanët në Texas, u dogj të shtunën
NEW YORK – Për pesë ditë janë mbledhur më shumë se një million dollarë për ndërtimin e xhamisë në shtetin federal amerikan Texas, e cila tërësisht u dogj gjatë zjarrit.
Xhamia, e cila është pjesë e Qendrës Islame në Victoria dhe një nga faltoret e rëndësishme për myslimanët në Texas, u dogj të shtunën.
Në qytetin prej rreth 62.000 personave, gjatë donimit, përveç muslimanëve, janë kyçur edhe pjesëtarët e besimeve tjera, por edhe ateistët, njofton gazeta ”Independent”.
Përveç kësaj, myslimanëve u është ofruar që derisa xhamia nuk është gati për lutje, ritet fetare t’i bëjnë në sinagogën e qytetit dhe disa kisha.
Shefi i brigadës së zjarrfikësve të Victoria-s Jeff Cowan theksoi se në lagjen dhe rrethinën në të cilën erdhi deri tek zjarri nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa është duke zgjatur hetimi për atë nëse bëhet fjalë për krim nga urrejtja.
Udhëheqësit e qendrës përmes rrjeteve sociale shpërndanë fotografi të shkatërrimit të xhamisë nën të cilat shkruanin “sërish do ta ndërtojmë me dashuri”. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit në xhaminë në Texas, ndërsa hetimet edhe më tej zgjasin.
Komentet