Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar zyrtarisht Kinën për një sërë incidentesh të pilotëve të saj, të cilët janë shprehur të irrituar nga disa lazerë që sipas tyre vinin nga një bazë kineze në Xhibuti.
Pentagoni i ka kërkuar Kinës që të hetojë mbi atë që ata e quajtën “incidente shumë serioze”.
Thuhet se njerëzit në bazë në Afrikën lindore, kishin drejtuar lazerat ushtarakë pilotëve amerikanë, të cilët por kryenin uljen në vend.
Në një rast, dy pilotët pësuan lëndime të vogla në sy, deklaruan zyrtarët.
SHBA ka një bazë ushtarake në Xhibuti në Bririn e Afrikës, i cili përdoret për operacionet kundër terrorizmit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme.
Vitin e kaluar, Kina hapi bazën e saj ushtarake të parë jashtë shtetit vetëm pak kilometra nga objekti i SHBA-ve.

Pentagoni tha se njerëzit në bazë kishin parë sesi lazer ushtarakë u ishin drejtuar pilotëve amerikanë ndërsa uleshin në tokë.
“Ato janë incidente shumë serioze. Ne kemi njoftuar qeverinë kineze dhe kemi kërkuar që kinezët të hetojnë këto incidente”, tha zëdhënësja e Pentagonit Dana White për gazetarët.
White shtoi se Pentagoni ishte i bindur se ndërsa qëllimi ishte i paqartë, lazerët ishin drejtuar nga shtetas kinezë. Në javët e fundit, kanë ndodhur rreth 10 incidente të tilla.
Teksa Kina nuk ka komentuar lidhur me situatën dhe akuzat e bëra ndaj saj.
Komentet