voal.ch – Sekretari i Shtetit Antony Blinken dëshmoi për dy ditë rresht, më 13 shtator përpara Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Kongresit Amerikan dhe më 14 shtator përpara Senatit në lidhje se si e kishte drejtuar administrata e Presidentit Biden tërheqjen e SHBA nga Afganistani.
“Ne nuk trashëguam një plan”, tha Sekretari i Shtetit Antony Blinken në Kongres më 13 shtator përpara Kongresit.
Sipas gazetës New York Times: “Blinken është grilluar në Kongres”.
Sipas Euronews.com Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken përsëriti argumentin e Presidentit Joe Biden se SHBA u përball me një zgjedhje midis përshkallëzimit ose tërheqjes. Republikanët e grilluan Blinken për atë që ata e quajtën një “fatkeqësi të përmasave epike”. Kongresmeni republikan Michael McCaul iu referua tërheqjes së shpejtë nga Kabuli si një “debakl, një katastrofë dhe një tradhti”. Ndërkohë, Sekretari Blinken mbrojti veprimet e administratës Biden gjatë muajve të fundit në Afganistan.
Anëtari i Komitetit të Kongresit për Marrëdhëniet me Jashtë Republikani Michael McCaul gjatë seancës dëgjimore me Sekretarin e Shtetit Blinken tha se ai do të kërkojë që të hetohet tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani.
Ndërsa sipas New York Post Senatori Josh Hawley ka kërkuar dorëheqjen e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan për shkak të tërheqjes kaotike të trupave Amerikane nga Afganistani.
Sipas Newsweek Sekretari i Shtetit Antony Blinken u pyet në Komitetin për Marrëdhëniet e jashtme të Kongresit edhe për sulmin me dron nga pala Amerikane ku u vranë 10 afganë civilë, midis tyre shtatë fëmijë. “Unë nuk e di”, u përgjigj Blinken, kur u pyet të martën. Nëse nga sulmi i fundit i dronit amerikan në Kabul, Afganistan u vra terroristi i dyshuar apo një punonjës civil afgan që punonte prej shumë kohësh me një organizatë ndihmash amerikane me familjen e tij. Senatori Republikan i Kentucky, Rand Paul e pyeti Blinken në lidhje me një sulm me dron ushtarak të 29 gushtit, nëse “Djaloshi që administrata e Biden e vrau, ishte një punonjës i një organizate ndihmash apo një operativ i ISIS-K?” “Unë nuk e di”, tha Blinken.
Në fakt sipas një hetimi nga gazeta NYT për Zemari Ahmadi, që u vra nga sulmi me dron më 29 gusht 2021 bashkë me 9 të tjerë, midis tyre 7 fëmijë, doli se nuk ishte terrorist nga Isis-K, por një inxhinier elektronik bashkëpunëtor i amerikanëve që kishte bërë kërkesë vize me familjen për në SHBA./voal.ch (Sources: NYT, NYP, Newsweek, Euronews)


Komentet