Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry theksoi se gjatë vizitës së tij në Moskë dëshiron të takohet me presidentin e Rusisë Putin dhe me ministrin i Jashtëm Lavrov
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka thënë se brenda javës së ardhshme planifikon të vizitojë Rusinë për të biseduar mbi krizën në Siri dhe Ukrainë.
Kerry të mërkurën në Paris tha se gjatë vizitës së tij në Moskë dëshiron të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe me ministrin e Jashtëm, Sergey Lavrov për të zhvilluar bisedime për dy çështje mjaft të rëndësishme.
Nëse Kerry e realizon planin, atëherë me zyrtarët rusë do të takohet para 18 dhjetorit kur është caktuar takimi i madh ndërkombëtar në Kombet e Bashkuara për Sirinë. Pritet që gjatë takimit në fjalë Këshilli i Sigurimit të OKB-së të miratojë rezolutën për bisedimet e paqes ndërmjet qeverisë siriane dhe opozitës.
Për Kerryn kjo do të ishte vizita e dytë në Rusi në këtë vit, sepse në maj ishte në Sochi ku u takua me Putin-in dhe Lavrov-in. aa
Komentet