Zyrtari më i lartë i zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara, që po mbikëqyr hetimin lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016, i ka dalë në mbrojtje procesit të ndjekjes penale të agjentëve të huaj, të cilët mund të mos dalin kurrë përpara një gjykate amerikane.
Duke folur të enjten në një forum për sigurinë në Kolorado, zëvendës Prokurori i Përgjithshëm Rod Rosenstein tha se shtrirja e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara nuk duhet të nënvlerësohet.
“Ka shumë njerëz që mendonin se ishin të sigurt nën mbrojtjen e qeverive të huaja, kur kryen krime kundër Amerikës, por më vonë e kanë gjetur veten në burgjet amerikane”, tha ai.
Një javë më parë, zoti Rosenstein njoftoi akt-padinë e Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller ndaj 12 shtetasve rusë për akuza që lidhen me ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje.
Komentet