Në New York u mbajt një protestë e përbashkët kundër thirrjes që bëri biznesmeni dhe kandidati për president nga Partia Republikane Donald Trump
NEW YORK – Në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) u mbajt një protestë e përbashkët kundër thirrjes që bëri biznesmeni dhe kandidati për president nga Partia Republikane Donald Trump i cili kërkoi t’u ndalohet myslimanëve hyrja në vend. Në këtë protestë u dënua ashpër kjo thirrje e Trumpit dhe u kërkua dorëheqja e tij nga gara presidenciale.
Rreth 200 politikanë, përfaqësues të komuniteteve dhe liderë fetarë u mblodhën para ndërtesës së kryesisë së Bashkisë në New York për të dënuar propozimin e Trumpit i cili përfshin mbylljen e dyerve të SHBA për refugjatët.
Anëtarët e Këshillit të qytetit nën udhëheqjen e kryetarjes së këshillit të New Yorkut Melissa Mark-Viverito dhe një numër i madh i liderëve të religjioneve të ndryshme si dhe aktivistë të shoqërisë civile dënuan ashpër thirrjet raciste të Trump.
“Sot ndodhemi këtu për ti thënë njëzëri dhe qartë ‘mjaft tashmë’ Donald Trumpit dhe atyre që shprehin thirrje të tilla të urrejtjes dhe përçarjes”, tha Mark-Viverito.
Ajo e cilësoi Turmpin si një demagog racist që nuk ka asnjë lidhje me presidencën.
Më pas foli imami i Qendrës Islame të Universitetit New York i cili përfaqëson edhe komunitetin mysliman Halife Latif. Ai tha se duhet të shtypen zërat ekstremiste që vijnë së bashku dhe se injoranca e DAESH-it dhe Republikanëve nuk do të përbëjnë themel në një shoqëri ku ndryshimet janë së bashku. aa
Komentet