Presidenti i SHBA Barack Obama theksoi se Marrëveshja e Parisit është pikë kthese në luftën kundër ndryshimeve klimatike
UASHINGTON – Presidenti i SHBA Barack Obama theksoi se Marrëveshja e Parisit është pikë kthese në luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe se marrëveshja ka krijuar një kornize të qëndrueshme për të cilën ka nevojë bota në zgjidhjen e krizës klimatike.
Marrëveshja e Parisit e cila u përgatit për të parandaluar ndryshimet klimatike, u miratua nga ana e shteteve pjesëmarrëse të Konferencës së 21-të të Palëve për Ndryshimet Klimtike të OKB-së.
Presidenti amerikan i cili në Konferencë mori pjesë me anë të telekonferencës theksoi se në mbledhjen e mbajtur para dy javësh në Paris ka thënë se gjithë botës i kanë treguar se janë në prag të një hapi të rëndësishëm në parandalimin e ndryshimeve klimatike. “Para disa orëve arritëm sukses. Erdhëm së bashku tek një marrëveshjeje e cila i nevojitet botës”, tha Obama.
Ai e përgëzoi presidentin francez François Hollande dhe Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki-mun, për lidershipin dhe për mikëpritjen në një samit të këtillë. Gjithashtu iu falënderua Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry dhe këshilltarëve në ekipin tij.
“Falënderoj përfaqësuesit e rreth 200 kombeve të cilët e bënë të mundur këtë marrëveshje. Së bashku treguam se çfarë mund të bëjmë nëse bota bashkohet”, tha Obama duke treguar se në 7 vitet e fundit është bërë lider global në luftën kundër ndryshimeve klimatike.
Presidenti amerikan tha se planin të cilin e kanë deklaruar vitin e kaluar së bashku me Kinën i ka inkurajuar edhe kombet tjera se marrëveshja e nënshkruar në Paris është bërë si rezultat i kësaj. “Asnjë shtet, pa marrë parasysh se sa forcë posedon, nuk mund ta zgjedh këtë problem vetëm. Dhe, asnjë shtet pa marrë parasysh se sa e vogël është nuk mund të jetë larg këtij problemi. Kështu që duhet të punojmë së bashku”, tha presidenti i amerikan.
Sipas tij, me këtë marrëveshje nuk mund të zgjidhen menjëherë të gjitha problemet meqë Marrëveshja e Parisit është e rëndësishme në drejtim të krijimit të një kornize të qëndrueshme për të cilën ka nevojë bota në zgjidhjen e krizës klimatike.
Ai duke bërë të ditur se marrëveshja është suksesi i shumë shteteve, tregoi se gjatë bisedimeve është punuar në transparencë dhe se zhvillimi i teknologjisë ka bërë të arritshme shumë qëllime.
“Kjo marrëveshje ka domethënie në reduktimin e ndotjes së karbonit i cili kërcënon planetin tonë dhe më shumë vende pune me anë të investimeve të karbonit të ulët”, tha Obama duke vënë re se me zbatimin e plotë të marrëveshjes rezultatet më të këqija të ndryshimeve klimatike mund të parandalohen.
Komentet