PODGORICË

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç ka bërë me dije se qeveria e Malit të Zi ka rinovuar kërkesën për të ekstraduar ish-presidentin e fundit jugosllav Zvetozar Maroviçin.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Abrazoviç tha se kërkesa e rinovuar për ekstradimin e Maroviç u dërgua në mënyrë që të krijoheshin marrëdhënie më të mira me Serbinë.

Maroviç, i akuzuar për korrupsion, dhe si kreu i një grupi që ndante ryshfete dhe leje ndërtimesh në qytetin më të madh turistik në vend, është konsideruar si “peshk i madh” i shtetit malazez. Ky zhvillim bëri që Mali i Zi të niste hapjen e negociatave me BE-në.

Maroviç kërkoi strehim politik në Serbi, ku ndodhet në ekzil prej 2016-ës dhe foli vetëm në fushatën e fundit zgjedhore. Ai përkrahu opozitën filo-serbe, kurse foli kundër ish-presidentit dhe një prej figurave politike të rëndësishme në Mal të Zi, si Milo Gjukanoviç.

Maroviç akuzoi Gjukanoviçin se ka persekutuar atë dhe familjen e tij. Maroviç, i cili ka qenë Presidenti i fundit të Unionit Serbi-Mali i Zi, i janë ngrirë të gjitha asetet financiare familjare, të cilat kapin shifrën e miliona eurove.