Miliarderi Elon Musk, që pritet t’i bashkohet administratës së Presidentit të zgjedhur Donald Trump si këshilltar i jashtëm, u përfshi në fushatën zgjedhore të Gjermanisë të premten, duke e quajtur partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë, shpëtimtaren e vendit.
AfD është në vendin e dytë në sondazhe, duke u bërë pengesë për partitë e qendrës së djathtë, ose të qendrës së majtë, që të fitojnë shumicën në zgjedhje, por partitë kryesore të Gjermanisë, shumica të qendrës, janë zotuar të mos e pranojnë mbështetjen e AfD-së në nivel kombëtar.
Vendi më i fuqishëm i Evropës pritet të votojë më 23 shkurt pas rrëzimit të qeverisë së koalicionit të qendrës së majtë të udhëhequr nga kancelari Olaf Scholz.
“Vetëm AfD-ja mund ta shpëtojë Gjermaninë”, shkroi zoti Musk në platformën e tij të mediave sociale X.
Elon Musk, personi më i pasur në botë, ka shprehur edhe më parë mbështetjen për partitë e tjera kundër emigracionit në të gjithë Evropën.
Qeveria gjermane tha se e ka parë atë që shkroi zoti Musk, por nuk pranoi të bënte ndonjë koment të mëtejshëm në konferencën e rregullt të shtypit.
Zoti Musk ripublikoi edhe një mesazh nga aktivistja gjermane e krahut të djathtë Naomi Seibt që kritikonte Friedrich Merzin, kandidatin për kancelar të konservatorëve, të cilët kryesojnë në sondazhe.
Matthias Miersch, sekretari i përgjithshëm i socialdemokratëve të Kancelarit Scholz, tha për faqen e internetit ‘t-online’ se Gjermania nuk kishte nevojë për ndikime të huaja apo “Trumpizëm”.
Zoti Musk shprehu mbështetje për AfD-në vitin e kaluar, kur kritikoi mënyrën se si qeveria gjermane e trajtoi emigracionin e paligjshëm.
Muajin e kaluar, zoti Musk bëri thirrje për shkarkimin e gjyqtarëve italianë të cilët vunë në dyshim ligjshmërinë e masave të qeverisë për të parandaluar imigracionin e parregullt.
Gjatë kësaj jave Nigel Farage, udhëheqësi i partisë së krahut të djathtë të Britanisë së Madhe, ‘Reforma në Mbretërinë e Bashkuar’ dhe mik i Presidentit të zgjedhur Trump, publikoi një fotografi duke takuar zotin Musk në rezidencën e zotit Trump në Florida. Ai u takua me zotin Musk për të siguruar mbështetje financiare.
TE GJITHA JANE SAJESA POLITIKE TE GRUPIT KLINTON-OBAMA…TE GJITHA AKUZAT JANE MOHUAR.ATA QE JANE TE VEMENDSHEM NDAJ ZHVILLIMEVE NE SHBA,TASHME PO KUPTOJNE PER MONTAZHE PA FUND (kujtojme deshtimin e protestave te egra kunder Tramp).Se fundmi,akuzohet shefi i fushates,i cili,para komisionit perkates mohoi cdo akuze,edhe pse u tha se mund te denohej deri ne 80 vjet burg…Nje keshille per portalin BUCPAPAJ…Qejfmbetjet e brendshme nuk keni pse i shfryni se jashtmi.Per ta mbyllur,perse nuk permendni zbulimet e fundit se grupi i strukturuar i mesiperm KA SHKAKTUAR NJE SKANDAL ME PERMASA GLOBALE,NJE RREZIK PLANETAR:fshehurazi permes Fondacionit Klinton i eshte shitur Rusise se Putinit (mos harroni,armikut te eger te Obames),nje sasi shume e madhe uraniumi (rreth 30% e stokut),duke rrezikuar seriozisht Sigurine Kombetare te SHBA,madje edhe me tej…Ne planin tone te brendshem ju deshiroj te mbeshtesni Lulzim Bashen,i vetmi poltikan ne keta 27 vjet qe punon me nje pikesynim te qarte,te vemendshem,te studjuar ne detaje,deri tani mjaft i suksseshem…NUK NA DUHEN ME FITORE INERZIALE…DUHEN LARGUAR VETE ATA QE NUK E GJEJNE VETEN TE REALIZUESHEM NE PLANET E BASHES…Per fund,jam Sulejman Sula,nje nder themeluesit e PD…NUK JAM “GJENERAL” DHE AS MBAJ KEMISHE SIPER PANTOLLAVE.Te gjithe fytyrevrerosurit te krijojne nje parti po me kete emer…Respekte