Nderkohe qe pritet te finalizohet marreveshje Shqiperi-Greqi, me nje sere pikash perfshire, brenda edhe paktin per detin, ministri i Mbrojtjes se Greqisë, Panos Kammenos ka deklaruar sot se asgje lidhur me Çamerine nuk diskutohet. Madje i ka etiketuar ata “kriminelë lufte që kanë bashkëpunuar me nazistët”.
Dekarata sipas mediave greke, eshte bere sot në orët e para të mëngjesit, ku Kammenos tha se ato që thuhen për çështjen e pronave nuk kanë lidhje me çamët.
Në lidhje me Zonat Ekskluzive Ekonomike me Shqipërinë tha ai po mbyllet duke shtuar se pakti do të shpallet në kohën e duhur nga ana e Ministrisë së Jashtme.
“Shqipëria po fillon të kuptojë se është në të mirë të saj që të ketë marrëdhënie të mira me Greqinë. Epiri i Veriut është rajoni ku grekët kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë. Çfarë thuhet në lidhje me pretendimet pronësore nuk është e lidhur me çamët. Çamët janë kriminelë lufte që bashkëpunuan me nazistët dhe me kriminelët e luftës ne nuk negociojmë“– tha ai.
Komentet