Identifikohet autori i masakres ne Teksas. Mediat e huaja raportojne se sulmuesi i armatosur që hapi zjarr brenda kishes në Teksasit duke vrarë të paktën 27 persona, përfshirë një fëmijë dy vjeçar, një grua shtatzënë dhe vajzën 14-vjeçare të pastorit është identifikuar si pjese e Forcave Ajrore dhe mësues i studimit të Biblës.
Devin Patrick Kelley, personi qe shihni ne foton poshte hyri në Kishën e Parë Baptiste të Sutherland, i veshur me veshje luftarake dhe filloi të shtënat, raporton Daily Mail.
Kelley, 26 vjeç, nga New Braunfels, një periferi e San Antonios, u vra pas një ndjekje të shkurtër në këmbë në Guadalupe County, por është ende e paqartë nëse sulmuesi beri vetëvrasje apo u qëllua nga autoritetet.
Policia e San Antonio bastisi shtëpinë e Kelley të dielën mbrëma. Kelley, i cili ishte i martuar, kishte postuar kohët e fundit një foto të një arme AR-15 në faqen e tij në Facebook.
Ai mesohet se ishte shkarkuar nga Forcat Ajrore pasi kishte dhunuar gruan dhe femijen e tij.
Detajet e reja/
Të tjera detaje janë publikuar me sulmin në Teksas ku një i armatosur qëlloi për vdekje 27 persona gjatë një meshe në Kishën e Parë Baptiste të Sutherland Springs.
Mediat lokale kanë raportuar se numri i të lënduarve ka shkuar në 120.
Po ashtu agjencia ‘24News’, raporton se hetuesit e FBI-së, po shenjonë atentatorin si pjestar të një grupi fashist e ashtuquajtur “White Supermacy” (supremacia e të bardhëve),
Vlen të theksohet se sulmi paraprak në kishën Charleston në Karolinën Jugore që ndodhi në muajin prill të këtij viti, ishte kryer nga Dylann Roff pjesëtari i këtij grupi “Neo-Nazist”.
Ora 21:50 -Masakra në Teksas me 27 viktima, reagon presidenti Trump
Pas masakrës në një kishë në Teksas ku mbetën të vrarë 27 persona dhe dhjetëra të plagosur, ka ardhur edhe reagimi nga përfaqësuesi më i lartë i SHBA-vë, presidenti Trump.
Në një postim në ‘Twitter’ presidenti Trump shkruan se po monitoron nga Japonia gjithë situatën.
“Zoti qoftë me njerëzit e Sutherland Spings, Teksas. FBI dhe forcat e ligjit janë në vend ngjarje. Jam duke e monitoruar situatën nga Japonia”, shkruan Trump.
Ora 21:00 – Konfirmon policia: Vritet autori, numri i viktimave shkon në 27
Të paktën 27 persona kanë vdekur, ndërsa shumë të tjerë janë të lënduar, pasi një person ka shtënë me armë zjarri në një kishë në juglindje të Teksasit gjatë lutjeve të së dielës.
Numrin e të vdekurve e ka konfirmuar një komisioner i policisë, raporton BBC.
Është raportuar se sulmuesi ka hyrë në kishë rreth orës 11:30 (koha lokale), në një Kishë Baptiste në shtetin Vilson dhe ka filluar të shtënat.
Policia ka thënë se pas sulmit është vrarë edhe agresori, shkruan ‘Panorama’.
Ora 19:12 – Sulm me armë në një kishë në Teksas, qëllohen 16 persona
Të paktën 16 vetë janë qëlluar brenda një kishe të Teksasit pasi një person i armatosur hapi zjarr gjatë meshës të së dielës në mëngjes.
Të shtënat ndodhën në Kishën e Parë Baptiste të Sutherland Springs, ku rreth 50 vetë po ndjekin meshën, sipas raporteve lokale.
Sherif Joe Tackitt konfirmoi se ka viktima por ende nuk dihet numri i tyre, shkruan Daily Mail.
Dëshmitarët thanë se një burrë I armatosur po ecte brenda kishës dhe hapi zjarr pak para orës 10.30.
Fqinjët në zonë thanë se kanë dëgjuar disa të shtëna.
Një tjetër dëshmitar në skenë tha se një dy vjeçar u qëllua gjithashtu në sulmin. Sipas KSAT, ishin të paktën gjashtë helikopterë të thirrur për të transportuar viktimat në spital.
Është e pa qartë ende se kush ishte autori i sulmit dhe nëse i përkiste një akti terrorist apo një veprimi individual.
Kujtojmë që pak ditë më parë në Manhattan një person vrau të paktën 8 persona dhe plagosi 11, shumicën e tyre fëmijë.
Komentet