Protesta vazhdon pa kufizim dhe të gjithë këndojnë ‘We Shall Overcome’
VOAL – NJU JORK, 23 QERSHOR – Zemërimi i demokratëve në Kongresin Amerikan nuk zbehet, shkruan voal.ch. Po ashtu vazhdon qëndrimi sit-in për të kërkuar me forcë patjetër një kufizim të armëve të zjarrit, prej 22 orësh tashmë.
Salla e Dhomës së Përfaqësuesve, pavarësisht se kryetari republikan Paul Ryan i ka ndërprerë punimet deri më 5 korrik, mbetet e pushtuar nga dhjetër deputetë, njofton ansa. Një gjë e tillë nuk është parë kurrë – komentojnë vëzhguesit, ndërsa New York Times shkruan: “Skena të një rrëmujë të pashembullt në Dhomën e Përfaqësueve.” Në rreshtin e parë është John Lewis, 76 vjeç, ikonë e luftës për të drejtat qytetare të afroamerikanëve.
Momente tensioni gjatë natës janë regjistruar kur Ryan i ka ftuar të gjithë të shkojnë në shtëpi. Është krijuar një vërshim thërritjesh, kore si në stadiume dhe këngë. E ndërsa të gjithë këndonin ‘We Shall Overcome’, Ne Do T’ia Dalim, himnin e lëvizjes për të drejtat qytetare të viteve ’60, shumë duke iu drejtuar kryetarit me fotot e viktimave të armëve, përfshirë 20 fëmijë nga masakra e Newtownit e 50 të vdekurit e masakrës së Orlandos.
Komentet