BEOGRAD – Pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme të Serbisë, në dy aksione të veçanta, kanë arrestuar M.M. (1963) dhe D.K. (1971) për shkak të dyshimit të bazuar se nëpërmjet rrjeteve sociale kanë dërguar kërcënime të shumta për jetën ndaj kryeministrit Aleksandar Vuçiç, si dhe disa ministrave, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.
Për shkak të dyshimit të kryerjes së vepër penale të rrezikimit të sigurisë, të dyshuarit me kallëzim penal janë sjellë para Prokurorit Publik të Lartë në Beograd.
Siç thuhet në deklaratën për shtyp, policia gjatë bastisjes së banesave të të dyshuarve ka konfiskuar përkohësisht pajisjet kompjuterike, që janë përdorur për kërcënimet nëpërmjet rrjeteve sociale.
Komentet