Ditën e parë të luftës në vitin 1999 shkuam dhe vramë në Prishtinë gjithë çka ishte normale. U hynim anëtarëve të Komitetit për të drejtat e njeriut në shtëpi dhe ua nxirrnim nga banesat etërit dhe bijtë. E therëm Fehmi Aganin, ia vramë gjysmën e familjes Agim Çekut… Nuk mundet kjo kështu përjetë. Tani kjo po zgjidhet.
Kështu, siç transmeton Expressi, në një intervistë për revistën “Nedeljnik”, thotë lideri i Partisë Liberale-Demokratike serbe Çeda Jovanoviq, i njohur për deklaratat e tij se, sikur të ishte kryeministër i Serbisë, do ta njihte Kosovën.
“Deri në shtator të vitit të ardhshëm duhet ta zgjidhim agoninë kosovare ose amerikanët dhe Evropa do ta bëjnë këtë pa ne”, thotë politikani kontrovers serb në intervistën e gjatë, pjesë të së cilës Gazeta Express transmeton në vazhdim.
“Për mua është marrëzi e pafund ajo që e bëjnë Jankoviqi, Tadiqi, pothuajse të gjithë, ai ortek i marrëzive me të cilin refuzohet thirrja e Vuçiqit për bisedime rreth Kosovës”.
“Kosova na ofron mundësinë që në kohë të ndalur t’i shpëtojmë fatit të popullit që po zhduket”.
“Për këtë në masën më të madhe vetë e kemi fajin. Si dhe atëherë kur e vramë Gjingjiqin dhe u kthyem për të jetuar si katërkëmbësh. Ç’kemi ne sot të flasim për Kosovën kur s’kishim ç’të flasim as para 10 viteve? Ndërsa edhe atëherë ishte vonë”.
“Edhe guri i turshisë me lakra e di se kam të drejtë për Kosovën!”.
“Vijnë e thonë: Vuçiq, Haradinaj do të jetë kryeministër, do të bisedosh me Thaçin dhe do ta nënshkruash këtë, kurse serbët do të hyjnë në qeverinë e Kosovës. Nëse s’do, rezultati është ky: Haradinaj është kryeministër, kurse nga serbët në Kosovë do të mbeten vetëm varret. Njëjtë do të jetë edhe me Republikën Sërpska”.
“Vuçiqi thotë: duhet patjetër ta zgjidhim Kosovën. Po, unë këtë e flas tërë jetën! Pse këtë s’e shqiptoi Tadiqi, por thotë se Beogradi do të digjej? E po, le të digjet! Thua të kështu nuk do të digjet”.
“Këtu do ta bëjnë të njëjtën gjë si në Maqedoni: do të thyejnë gjithçka që duhet të bëjnë në mënyrë që të ndjehen të sigurt dhe do ta lënë një popull të sakatuar që të kalbet, që edhe më marroqit t’ia tërheqin vërejtjen se si kalojnë ata që nuk përshtaten”.
Për kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq, Jovanoviqi thotë se “ka më shumë pushtet se gjermanët kur e pushtuan Serbinë në vitin 1941”. Por, parashikon politikani 46-vjeçar, “as ai s’e ka shumë të gjatë.
“Ne kemi ministër të punëve të jashtme të cilit bashkëpunëtorja ia përkthen se çfarë flet kryetari i tij në OKB. Daçiqi madje as Vuçiqin nuk e kupton. Dhe për ne kjo është normale. Ose na duket normal Vuçiqi i cili i bën të gjitha ato që i bën”.
“Ne e bëmë shkrumb një vend, vramë qytete të tëra. Ajo e keqe është këtu në ne”.
“Kur do ta kemi luftën e radhës, se po bëhen 20 vjet që s’kemi pasur? Tamam të na rriten fëmijët për pushkë”, e përfndon Çeda Jovanoviq intervistën e gjatë për “Nedeljnik”./Gazeta Express/
Kush ka mendje e sy, Bota i tha Serbise se ke bere gjenocid mbi kroatet, boshnjaket, dhe shqiptaret. Keta jane barbare, me egersite karpate, pa kulture e dinitet njerezor. Ne shpirt te ngopjes kane vetem dhembjet e te tjereve jo serb. Per dy shekuj me rradhe, toruruan, masakruan, dhe debuan masovikisht shqiptaret kudo qe banonin ne trojet e veta stergjyshore qe nga Beogradi,e Nishi deri ne Preveze me ndihmen greke ne jug duke spastruar etnikisht gjitha trojet shqipe. Ketyre duhet thene Stop !
Te gjithe pushtetaret serb jane antishqiptare te nderkryem.Ata kane gjete perkrahjen e disa personaliteteve te BE si Mogherini etc … e tani ne fund proserbin Richhard Grenell…
Ndersa politika kosovare ne ngërç
Qendra Përkujtimore e Srebrenicës është mbyllur deri në një njoftim të dytë, për shkak të situatës së sigurisë.
Xhenana Halimoviq
Potoçari nuk dukej kurrë më i heshtur e më i . . .
Ish-ministri i Brendshëm serb, Bozho Preleviç ka thënë se në protestën e së shtunës në Beograd, e konsideruar historike, kanë marrë pjesë 500 mijë qytetarë.
Tubimi i sotëm konsiderohet . . .
Mbi 100 mijë qytetarë serbë iu bashkuan thirrjeve të studentëve për të protestuar masivisht këtë të shtunë në Beograd, kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandar Vuçiç.
Pamjet nga ajri . . .
Një det njerëzish përfshiu qendrën e Beogradit të shtunën, duke sfiduar regjimin autokratik të Aleksandar Vuçiçit. Tingujt shurdhues të bilbilave dhe vuvuzelave shpërthyen në të gji . . .
Studentët serbë, të mbështetur edhe nga mijëra qytetarë, kanë nisur grumbullimin në kryeqytetin serb, teksa në orën 16.00 është paralajmëruar mbajtja e protestës më historike në Beograd . . .
Studentët dhe qytetarët kanë ecur prej ditësh në drejtim të kryeqytetit të Serbisë. Dhjetëra protesta e incidente kanë ndodhur vetëm gjatë javës. Presidenti Aleksandar Vuçiç dh . . .
Pritja e studentëve në qendër të Beogradit, 14 mars 2025.
Radio Evropa e Lirë
Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t’i mirëpritur studentët q . . .
Ndërsa Beogradi po bëhet gati për protestën masive që pritet të organizohet të shtunën, mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet kryesore të kryeqytetit për të mirëpritur protestuesit nga . . .
Studentët që kundërshtojnë bllokimin e fakulteteve, kanë ngritur kampe në qendër të Beogradit, 7 mars, 2025.
Sandra Cvetkoviq, Jellena Jankoviq
“Kemi ardhur nga Kosova. Vulln . . .
Personat e mbledhur pranë ndërtesës së N1 në Beograd më 13 mars 2025.
Radio Evropa e Lirë
Një grup prej rreth njëqind personash të panjohur u mblodhën para hyrjes së zyrave . . .
Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska diskuton për miratimin e një kushtetute të re të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, 12 mars.
Radio Evropa e Lirë
Asambleja Komb . . .
Shuplaka e kuqe është bërë simbol i protestave në Serbi pas tragjedisë në qytetin e Novi Sadit, ndërsa “Duart i keni të përgjakura” është bërë një nga parullat kryesore.
Jovana Kërst . . .
Kush ka mendje e sy, Bota i tha Serbise se ke bere gjenocid mbi kroatet, boshnjaket, dhe shqiptaret. Keta jane barbare, me egersite karpate, pa kulture e dinitet njerezor. Ne shpirt te ngopjes kane vetem dhembjet e te tjereve jo serb. Per dy shekuj me rradhe, toruruan, masakruan, dhe debuan masovikisht shqiptaret kudo qe banonin ne trojet e veta stergjyshore qe nga Beogradi,e Nishi deri ne Preveze me ndihmen greke ne jug duke spastruar etnikisht gjitha trojet shqipe. Ketyre duhet thene Stop !
Qeveri
Te gjithe pushtetaret serb jane antishqiptare te nderkryem.Ata kane gjete perkrahjen e disa personaliteteve te BE si Mogherini etc … e tani ne fund proserbin Richhard Grenell…
Ndersa politika kosovare ne ngërç