Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka njoftuar se gjenerali aktual që i udhëheq operacionet e forcave speciale, do të emërohet në cilësinë e komandantit të radhës për Lindjen e Mesme.
Gjeneral armate Joseph Votel, do ta marrë përsipër udhëheqjen e Komandës Qëndrore amerikane. Në këtë cilësi ai do t’i mbikqyr operacionet ushtarake në Siri dhe Irak kundër grupit militant Shteti Islamik.
Ai do ta zëvendësojë Lloyd Austin, i cili ka mbushur moshën e pensionimit
Carter e ka bërë me dije vendimin në selinë e Komandës Qendrore në Tampa, teksa po qëndronte së bashku me Votel.
Carter ishte në Tampa për tu takuar me komandantët e tij në lidhje me luftën ndaj Shtetit Islamik.
Votel, 57 vjeçar, është një veteran në luftrat e Irakut dhe Afganistanit.
Para se të emërohej në krye të Komandës së Operacioneve Speciale në vitin 2014, ai e ka udhëhequr Komandën e Fshehtë për Operacione Speciale.
Komentet