Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili mori pjesë në seancën e Asamblesë së Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe me ftesë të Patriarkut Irinej, tha se pas bisedës me peshkopët lidhur me çështjen e Kosovën, atij i mbetet të vazhdojë luftën për të nxjerrë maksimumin nga çdo gjë që mund të fitojë për popullin serb, duke ruajtur paqen dhe stabilitetin, por pa pranuar të shantazhohet dhe dhënien e asaj që nuk kanë të drejtë ta japin.
Vuçiç ka thënë se gjatë takimit, i cili zgjati dy orë e gjysmë, ka shprehur shqetësim të madh për popullin serb në Kosovë dhe ka folur hapur dhe me sinqeritet për çdo gjë që e preokupon popullin e tij. “Më duket se jemi kuptuar mirë, se është e rëndësishme të kuptojmë dallimet tona, por të respektojmë njëri-tjetrin dhe të besojmë se po punojmë në interesin më të mirë të vendit tonë…”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Vuçiç tha se do të vazhdojë të punojë në interesin më të mirë të njerëzve në Kosovë dhe të shtetit. Patriarku Irinej tha e presidenti Vuçiç po lufton heroikisht për Serbinë, Kosovën dhe çdo gjë lidhet me emrin e Serbisë. Ai tha se ky nuk ishte vetëm qëndrimi i tij personal, por edhe i Asamblesë së Kishës Serbe.
Patriarku tha e gjatë takimit është konstatuar se situata rreth Kosovës është shumë e vështirë dhe se është e paqartë se si do të gjendet zgjidhje për çështjen e Kosovës. Në mbledhjen e Asamblesë së Shenjtë të Kishës Ortodokse Serbe mori pjesë edhe kryetari i Republikës Srpska, Milorad Dodik.
Per Kosovën ka luftuar UCK e Kosovës per ta larguar Milloshin e çetnikëve nga toka e Stërgjyshërve tane ,pse Kosova është dhe do mbetet toke e jona Stërgjyshorë,, E jo toke e Beogradit qe sipas juve qe Kosova paska mbetur ne luften e vdekur te një çetniku si Vuqici ,,Mos e ëndërroni token e Kosovës se kurr nuk ka kenë dhe kurre nuk do te behet toke e Serbisë deri sa ne Kosove frymohet shqipe ,,Deri sa ne Kosove flitet shqipe deri sa ne Kosove ka shqiptare qe e kan amanet nga te paret qe token ta tone ruajmë si syte e ballit ,,Pra mos u tregoni patriot te mëdhenj me tokat tona se do ju mbesin ne fyt do ju mbesin vetëm kujtime e ëndrra shekullore qe kurr nuk do ti realizoni ,,Pse Kosova është dhe ka per te mbetur toke e jona pse ajo është toke e SHQIPONJAVE DY KRENARE E JO TOKE PROSLLAVE APO TOKE CEZNIKE ,,Mërgimtari