Kjo deklaratë vjen pas paralajmërimit të kryeministrit në largim dhe presidentit të ri serb, Alleksandar Vuçiq, për ndryshime kushtetuese, veprim ky i cili, sipas disa analistëve, vjen si rezultat i kushtëzimit të Beogradit zyrtar nga ana e Bashkimit Evropian që të hiqet Kosova nga Kushtetuta e Serbisë në mënyrë që të përshpejtohen bisedimet për procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.
Ndër të tjera, Antiq theksoi se një nga opsionet për ndryshimet kushtetuese është një, siç thotë ai, marrëveshje historike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, transmeton gazetametro.net.
“Kjo marrëveshje do t’i referohej ndarjes së krahinës, pa hequr dorë Serbia nga Presheva dhe Bujanoci. Veriu i Kosovës do t’i përkiste Serbisë, enklavat do të fitonin autonomi, kurse pesë tempuj do të mbeteshin nën juridiksionin e Serbisë të garantuar ndërkombëtar”, ka thënë Antiq.
Ai ka shtuar se një nga zgjidhjet do të ishte edhe që Serbia të shpallë okupimin e Kosovës dhe të zotohej se një ditë do ta kthente atë në përbërjen e saj siç kanë bërë hebrenjtë me Jerusalemin, Kroacia me Krajinën.
“Nëse Serbia heq dorë nga Kosova pa kompromis paraprak dhe pa procedurë demokratike do të bëhet shteti i parë në Evropë që e bën atë që nga koha kur Hitleri ua kishte grabitur shteteve pjesë të territorit dhe popujve të tyre”, përfundoi Antiq.
Komentet