Ish-presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se shtëpia e tij në Florida është bastisur nga agjentët e FBI-së.
Sipas tij, agjentët kanë hapur edhe kasafortën në vilën e njohur si Mar-a-Lago.
Por në një intervistë, djali i tij, Eric Trump, tha se agjentët e FBI nuk kanë gjetur asgjë në kasafortë. Edhe një burim pranë Trump tha për CBS se agjentët e FBI janë larguar pa gjetur ndonjë gjë.
Ish-presidenti e ka quajtur këtë sulm të motivuar politikisht. Sipas Trump, ai ka për qëllim që të pengojë kandidimin e tij në zgjedhjet e vitit 2024.
Mendohet se qëllimi i aksionit ishte që të shqyrtohej nëse Trump ka marrë dokumente të klasifikuara nga u largua nga Shtëpia e Bardhë.
Trump ishte në Nju Jork kur ndodhi bastisja në shtëpinë e tij në Florida.
“Këto janë kohë të errëta për kombin tonë, pasi shtëpia ime e bukur, Mar-A-Lago në Palm Beach të Floridës, është aktualisht nën rrethim, po bastiset dhe kontrollohet nga një grup i madh agjentësh të FBI-së. Asgjë si kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë, nuk i ka ndodhur më parë një presidenti të Shteteve të Bashkuara”, tha Trump.
syri.net
Komentet