Douglas Laux, një ish-agjent i CIA-s në librin e tij me tematikë biografike ka shkruar se ai ka marrë pjesë në ekipin e ngarkuar për të gjetur “rrugët e largimit të Asadit nga posti drejtues” në bazë të një deklarate të Obamës në gusht të vitit 2011
ANKARA – Pretendohet se Obama ka refuzuar 50 plane të hartuara nga Agjencia Amerikane Qendrore e Inteligjencës (CIA) për rrëzimin e Asadit.
Douglas Laux, një ish-agjent i CIA-s në librin e tij me tematikë biografike ka shkruar se ai ka marrë pjesë në ekipin e ngarkuar për të gjetur “rrugët e largimit të Asadit nga posti drejtues” në bazë të një deklarate të Obamës në gusht të vitit 2011.
Laux në një dalje për televizionin NBC është shprehur se ekipi në të cilin ai merrte pjesë ka hartuar mbi 50 plane për largimin e Asadit, por sipas tij vullneti politik ka bërë që të mos vendoset as njëri prej tyre në jetë.
Ish-agjenti thotë se planet e hartuara nga CIA në kohën kur në krye të këtij institucioni ishte David Petraeus, Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton si dhe në Departamentin e Mbrojtjes, Leon Panetta, u kundërshtuan nga Presidenti Obama. aa
Komentet