Shqipëria vijon të jetë në listën gri të pastrimit të parave, mes vendeve që janë me monitorim të shtuar. Kështu deklaroi Drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit në Ambasadën Amerikane, Benjamin Rockwell, i cili tha se pozicionimi i Shqipërisë në listën gri është një shenjë turpi për vendin. Megjithatë zyrtari amerikan vlerësoi aksionet e fundit të SPAK, kryesisht sa i përket dosjes së inceneratorëve.
“Kemi parë goditje të mëdha nga SPAK dhe agjenci të tjera ligjzbatuese, të cilat po bëhen të përjavshme, por fakti se Shqipëria mbetet në listën gri në luftën kundër pastrimit të parave, është një shenjë turpi për vendin. E cila ngre pikëpyetje besueshmërinë për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Shfaq një pozicion parandalues në investimet ndërkombëtare dhe rritjen ekonomike dhe sigurisht, kur ka një ndikim kaq të madh në shoqëri, është një problem i madh i shoqërisë. Po shohim përdorimin e efektshëm të këtyre akuzave nga prokuroria. Aksionet e fundit janë një nisje e mirë, por ka shumë punë për t’u bërë”, u shpreh Rockwell.
Zyrtari amerikan Rockwell tha se në Shqipëri shihet qartë prezenca e pasurive të paligjshme, kryesisht rreth qyteteve të mëdha dhe në bregdet.
“Nuk nevojitet shumë ekspertizë për të parë përreth qytetit, në bregdet apo kudo, ku shihet qartë prezenca e pasurive të paligjshme në sistemin shqiptar. Përfshirja e shoqërisë civile në luftën kundër pastrimit të parave është një tjetër hap i rëndësishëm, por edhe media si një faktor jo vetëm denoncues, por edhe parandalues”, tha ai.
Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar planet e tij për zhvillimin e avionit luftarak më të avancuar të historisë, i njohur si F-47, një avion i gjeneratës së gjashtë dhe koordina . . .
Presidenti amerikan Donald Trump i propozoi homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë një bisede telefonike që infrastruktura energjetike e Ukrainës të vendoset nën pronësinë . . .
Presidenti amerikan Donald Trump ka përfunduarbisedën telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, vetëm një ditë pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se do të pajtohej . . .
Më shumë se 63 000 faqe të dhënash në lidhje me vrasjen e presidentit John F. Kennedy në vitin 1963 u publikuan pas një urdhri të presidentit Donald Trump, shumë prej tyre pa redaktime . . .
Presidenti Donald Trump thotë se do të flasë nesër me homologun rus Vladimir Putin, ndërsa ai kërkon t’i japë fund luftës në Ukrainë.
Sipas mediave të huaja, udhëheqësi amerikan zbu . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se ka “shumë gjasa” që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të marrë fund pas bisedimeve “fry . . .
Radio Evropa e Lirë
Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë përgjatë kufirit me Poloninë, pas arritjes së një marrëveshjeje mes zyrtarëve am . . .
Mahmoud Khalil
VOA Marrë nga Associated Press
Autoritetet federale të imigracionit arrestuan një student palestinez, i cili luajti një rol të rëndësishëm në protestat anti-i . . .
VOA, AP dhe Reuters
Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjash . . .
Elon Musk sulmoi mbrojtësin e demokracisë dhe avokatin e gjykatës, Marc Elias, si “minues të qytetërimit”, duke e tallur atë e duke e pyetur nëse ai pësoi “traumë brezash”. Marc Elias i . . .
Për më shumë se 25 vjet, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ofron siguri. Por, në kohën kur zyrtarët amerikanë sinjalizojnë zvogëlimin e mundshëm të pranisë së tyre ushtarake në Evro . . .
VOA Liam Scott
Në fjalimin drejtuar Kongresit amerikan të martën mbrëma, Presidenti Donald Trump mbrojti tarifat e reja ndaj partnerëve tregtarë të Shteteve të Bashkuara dhe u . . .
Komentet