Sipas informacioneve të fundit, të paktën 8 persona kanë humbur jetën ndërsa 15 të tjerë janë plagosur në incidentin i cili ndodhi në Manhattanin e poshtëm në New York
NEW YORK – Kryebashkiaku i New York-ut Bill de Blasio ka deklaruar se incidenti në New York trajtohet si akt terrorist.
“Në bazë të informacioneve që disponojmë në këtë moment, ky është një akt terrorist. Kryesisht një akt qyqar i terrorizmit ku cak ishin civilët e pafajshëm”, ka thënë de Blasio në një konferencë për media.
Sipas informacioneve të fundit, të paktën 8 persona kanë humbur jetën ndërsa 15 të tjerë janë plagosur në incidentin i cili ndodhi në Manhattanin e poshtëm në New York.
I dyshuari pretendohet se ka ngarë kamionin në kahe të gabuar, në shtegun e biçikletave, me ç’rast shtypi disa njerëz, u përplas në një automjet dhe doli nga kamioni.
Në dorë mbante diçka që ngjasonte në revole, por ende nuk dihet nëse ishte armë e vërtetë.
Më pas policia e qëlloi dhe e dërgoi në spital për trajtim.
Identifikohet autori i sulmit
Sulmuesi 29-vjeçar, i cili e drejtoi kamionçinën e tij mbi njerëzit në korsinë e biçikletave në New York, duke shkaktuar vrasjen e 8 personave njoftohet se është Sayfullo Habibullaeviç Saipov, me origjinë nga Uzbekistani.
Media amerikane në lajmet e saj të bazuara në burimet e policisë ka njoftuar se sulmuesi është Saipov, i cili ka ardhur në SHBA nga Uzbekistani në vitin 2010.
Ndër të tjera në lajme theksohet se në kamionçinë në vendin e ngjarjes është gjetur një shënim që tregon se sulmi është kryer në emër të organizatës terroriste DEASH.
Autoritetet federale rastin e trajtojnë si akt terrorist.
Në zonën e rrethuar hetimi nga policia ka zgjatur deri në orët e vona, ndërkohë që janë rritur edhe masat e sigurisë në shumë vende të qytetit për shkak të aktiviteteve për “Halloween”. aa
Komentet