Davutoglui do të marrë pjesë edhe në hapjen e Qendrës Kulturore Turke “Yunus Emre” në Beograd, ndërsa të martën do të vizitojë edhe Novi Pazarin
BEOGRAD – Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu ka mbërritur sot për një vizitë dyditore zyrtare në Serbi.
Avioni i kryeministrit Davutoglu ka ateruar në Beograd në mesditë, ndërsa për ta pritur kishin dalë kryeministri serb Aleksandër Vuçiç dhe shefi i diplomacisë Ivica Daçiç. Delegacioni i kryeministrit të Turqisë përbëhet nga afaristë të shumtë turq të cilët do të jenë pjesë e forumit të punës mes afaristëve turq dhe serb.
Pjesë e delegacionit është edhe zëvendëskryeministri, Yalcin Akdogan, ministri i Jashtëm Mevlut Çavushoglu, ministri për komunikim, detari dhe trafik, Binali Yildirim, ministri i Ekonomisë, Mustafa Elitas dhe ministri i Shëndetësisë, Mehmet Muezzinoglu.
Kryeministri i Turqisë në Serbi po qëndron me ftesë të homologut të tij serb, ndërsa pritet nënshkrimi i disa marëveshjeve ndërshtetërore nga lëmi i arsimit, shëndetësisë, riparimi i objekteve kulturore-historike etj.
Mes tjerash, Davutoglu dhe Vuçiç do të bisedojnë edhe për çështjet rajonale dhe globale. aa
Komentet