Ata sot së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian Frans Timermans do të vizitojnë kampin e refugjatëve në Gaziantep
GAZIANTEP – Kryeministri turk Ahmet Davutoglu dhe kancelarja gjermane Angela Merkel mbërritën në qytetin juglindor turk Gaziantep.
Davutoglu, i cili arriti në pak më herët Gaziantep, priti Merkelin në aeroportin e këtij qyteti.
Ata sot së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian Frans Timermans do të vizitojnë kampin e refugjatëve në Gaziantep.
Kampi është themeluar në vitin 2013 dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 145 mijë metra katror, kurse aty jetojnë 4.818 refugjatë sirianë. Nga themelimi i këtij kampi e deri në ditët e sotme aty kanë lindur 363 fëmijë. Nga ana tjetër, pothuajse dy mijë fëmijë me origjinë nga Siria ndjekin mësimet.
Komentet