Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), ka paralajmëruar se militantët e grupit Shtetit Islamik (IS) i cili mori përgjegjësinë për sulmet e tmerrshme të javës së kaluar në Paris, mund të zhvillojnë edhe sulme tjera.
John Brennan tha gjithashtu se është “e pashmangshme” se Shteti Islamik do të përpiqet për të kryer sulme të ngjashme, ” ka thënë ai.
Ai i bëri këto komente në një konferencë të sigurisë të organizuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, në Washington
Brennan tha se zbulimi i ndonjë komploti të mundshëm mund të jetë i vështirë, për shkak se agjencitë e sigurisë në Evropës janë duke u përpjekur për të mbajtur gjurmët e qindra ekstremistëve të cilët janë kthyer në shtëpi, nga luftimet në Siri dhe Irak.
Drejtori i CIA-s, John Brennan, ka paralajmëruar se sulmi i Parisit nuk ishte i fundit dhe masakra të tjera kundër Perëndimit do të kryhen nga grupi terrorist Shteti Islamik (ISIS).
Sulmi i Parisit ishte i paralajmëruar. Mbështetës të grupit, tri ditë para sulmit, kanë postuar imazhe të kullës Eiffel dhe armë me mesazhin për sulmuesit të përkthyer si: “Zoti ju bekoftë në misionin tuaj!”. Mesazhi është shfaqur në katër adresa uebi, të cilat janë konfirmuar të lidhura me ISIS-in.
Komentet