Në qytetin Mostar në jug të Bosnjës ndaj automjetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të BeH-së, Ante Jeleç u hodh një lëndë plasëse
MOSTAR – Në qytetin Mostar në jug të Bosnjës ndaj automjetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm Ante Jeleç u hodh një lëndë plasëse.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kantonit Hercegovina-Neretva në Bosnjë e Hercegovinë, Ljudevit Maric në një konferencë për mediat tha se sulmi mbrëmjen e djeshme ndaj automjetit në autokolonën e gjeneralit Jeleç nuk ka qenë një “akt terrorist” dhe se lënda shpërthyese ka qenë fishekzjarr.
Në ngjarjen e ditës së djeshme në tunelin Salakovac në qytetin Mostar ishte njoftuar se ndaj automjetit të Jelec-it nga një automjet tjetër ishte hedhur një fishekzjarr gjatë lëzizjes i cili për një kohë të shkurtër kishte ngjallur panik.
Maric ka shpjeguar se forcat e sigurisë patën mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur provat e nevojshme duke theksuar se hetimet do të vazhdojnë.
Maric ndër të tjera shtoi se në lidhje me ngjarjen u ndaluan tre personat që ndodheshin në automjetin nga u hodhën fishekzjarret. Pas deklaratave ata janë lënë të lirë.
Një natë më parë në një pikë lojërash fati në qytetin Rajlovac në Sarajevë pati një sulm ku humbën jetën dy ushtarë të Forcave të armatosura të Bosnjë e Hercegovinës ndërsa mbetën të plagosur lehtë dy ushtarë të tjerë.
Në deklaratën e Prokurorisë së BeH e cila ka kryer hetimet në lidhje me ngjarjen u theksua se sulmi i armatosur ishte “akt terrorist”. Kjo ngjarje krijoi shqetësime se mund të ishte një “sulm terrorist”.
Komentet