Një gjykatës federal në Shtetet e Bashkuara e bllokoi urdhrin e lëshuar nga presidenti Donald Trump për t’iu mohuar azilin migrantëve që kalojnë kufirin jugor të SHBA-së në mënyrë të paligjshme.
Gjykatësi Jon Tigar në San Francisko lëshoi urdhrin e përkohshëm të ndalimit pas dëgjimit të argumenteve nga grupet e të drejtave civile.
Trump e nënshkroi urdhrin e tij më 9 nëntor, në përgjigje të një karvani emigrues që po lëviz drejt kufirit.
Trump përmendi shqetësimet për sigurinë kombëtare, por u kundërshtua nga grupet e të drejtave civile, të cilat e dërguan rastin në gjykatën në San Francisko, duke thënë se vendimi i tij ishte i paligjshëm.
Gjykatësi Tigar, në vendimin e tij, tha se legjislacioni aktual e bën të qartë se çdo i huaj që hyn në SHBA, “pavarësisht nëse është apo jo në një port të caktuar të mbërritjes”, mund të aplikojë për azil.
Gjykatësi po ashtu tha se presidenti nuk mund t’i rishkruajë ligjet e emigrimit, duke imponuar një kusht, që Kongresi e ka ndaluar shprehimisht.
Mijëra migrantë nga Amerika Qendrore kanë udhëtuar për javë të tëra drejt kufirit Meksikë-SHBA.
Meksikë: Një kamion me migrantë nga Hondurasi (pjesë e karvanit), që është nisur drejt SHBA-së. 30 tetor, 2018
Ata thonë se ikin nga përndjekja, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre: Honduras, Guatemalë dhe El Salvador.
Trumpi ka thënë më herët se shumë prej emigrantëve janë kriminelë; karvanin e ka cilësuar si pushtim, ndërsa ka dërguar trupa në kufi.
Me urdhrin e 9 nëntorit, ai ka kërkuar që secili që dëshiron të kërkojë azil në SHBA, duhet të hyjë nëpër pikat zyrtare të hyrjes. Me urdhrin e tij, rastet e atyre që hyjnë ilegalisht, nuk do të dëgjoheshin.
Ndalimi do të zgjaste 90 ditë ose derisa SHBA-ja të arrinte një marrëveshje me Meksikën për t’i kthyer azilkërkuesit.
Një emigrant, pjesë e karvanit prej mijëra personash që janë nisur nga Amerika Qendrore drejt SHBA-së, luan në një kamp në Juchitan të Meksikës.
Sipas ligjit të Shteteve të Bashkuara, ekziston një detyrim ligjor për të dëgjuar kërkesat për azil nga emigrantët nëse ata thonë se kanë frikë nga dhuna në vendet e tyre – pavarësisht se si kanë hyrë në SHBA.
Pjesëmarrësit e karvanit kanë filluar të arrijnë javën e kaluar në Tijuana, qytetin në anën meksikane të kufirit. Trump ka dërguar më shumë se 5,000 ushtarë në kufi.
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve të dhunës seksuale në Kosovë . . .
Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi që flamujt të ulen në gjysmë shtize si “shenjë respekti për kujtimin” e Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta të hënën.
Urdhri zbatohet për “t . . .
Kongresistët amerikanë përmes një rezolute të propozuar kanë kërkuar drejtësi për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Për këtë rezolutë të propozuar k . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet “në formë shumë të mirë”, pasi iu nënshtrua kontrollit të parë mjekësor prej se u rikthye në . . .
Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar përpjekjet e shumta të vendeve të huaja, përfshirë Kinën, për të negociuar me Shtetet e Bashkuara pas vendosjes së tarifave të reja. Kjo si . . .
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ngriti sërisht pretendime ndaj Rripit të Gazës. “Ajo është një copë pasurie e paluajtshme tepër e rëndësishme,” tha ai gjatë një takimi me kryeminist . . .
Shtetet e Bashkuara nuk do t’i ndalojnë tarifat, ka thënë Donald Trump, i cili gjithashtu konfirmoi se shumë vende kanë negociuar me Uashingtonin.
Presidenti amerikan tha se do të pë . . .
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke folur në bordin e avionit Air Force One, 30 mars 2025.
Radio Evropa e Lirë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e kërcën . . .
Presidenti i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim pune me Chris LaCivita, strateg i fushatës së Donald Trump dhe drejtues i fushatës së PD-Aleanca për Shqipërinë Ma . . .
Kryetari i Komitetit për Europën në Kongresin Amerikan, Keith Self, është takuar ditën e sotme në SHBA me Fatmir Mediun, kreun e PR-së dhe aleatin e liderit të opozitës, Sali Berish . . .
Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të mërkurën se George Soros dhe miliarderë të tjerë liberalë mund të qëndrojnë pas financimit të sulmeve ndaj Tesla-s në Shtetet e Bashkuara. . . .
Selia e Radios Evropa e Lirë në Pragë
Radio Evropa e Lirë
Një gjykatë amerikane mban sot një seancë për padinë e Radios Evropa e Lirë kundër Agjencisë Amerikane për Media Glo . . .
Komentet