Ministria e Jashtme greke në ueb faqen e saj zyrtare ka postuar një foto në të cilën thuhet se ministri kryediplomati i Greqisë ka filluar një takim pune me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti
SHKUP – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga zëvendës kryeministrat e Maqedonisë, Musa Xhaferri dhe Fatmir Besimi, dhe deputeti Artan Grubi ka filluar takimin e punës me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias, në Athinë.
Ministria e Jashtme greke në ueb faqen e saj zyrtare ka postuar një foto në të cilën thuhet se kryediplomati i Greqisë ka filluar një takim pune me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti që është pjesë e koalicionit qeveritar në Maqedoni, dhe se është shoqëruar nga zëvendës kryeministrat Musa Xhaferi dhe Fatmir Besimi.
Para takimit, zyra për informim e BDI-së njoftoi se Ahmeti dhe Kotzias, do të shkëmbejnë mendime dhe ide rreth marrëdhënieve ndërfqinjësore, çështjeve të hapura midis dy vendeve dhe integrimit Euro-atlantik të Maqedonisë.
Komentet