Të parin vendim sa hyri në zyrë, presidenti amerikan Donald Trump e kishte për reformën shëndetësore, duke anuluar disa nga vendimet e paraardhësit të tij, Obama. Firma e parë e tij, ishin një sërë urdhërash ekzekutivë, që shënjestrojnë reformën shëndetësore të paraardhësit të tij, Barack Obama.
Me vendimet e marra, Trump urdhëron të gjitha agjencitë federale që të ndërmarrin masa të nevojshme për të lehtësuar barrën financiare të qeverisë amerikane në shëndetësi, duke ndërmarrë hapin e parë në përmbushjen e zotimit të fushatës, se do të anulonte këtë reformë, që njihet si “Obamacare”.
Ngrirja aplikohet ndaj një numri të gjërë të rregullave prej atyre që kanë qëllim ndalimin e ndryshimeve klimatike, ndërprerjen e krimeve në “Wall Street” e deri te propozimi për zvogëlimin e polisave të sigurimit për hipoteka, por edhe programin e ashtuquajtur “Obamacare” që ofron siguri shëndetësore për miliona amerikanë.
Memorandimi nga shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Reince Priebus thotë se agjencitë federale duhet të ndalojnë punën në bazë të këtyre rregulloreve dhe të mos dorëzojnë për publikim asnjë rregullore të përfunduar në Regjistrin Federal derisa të emëruarit e Trumpit t’i rishikojnë ato.
Dekreti shtynë për kohë të pacaktuar këto rregullore pasi shumica e të nominurave nga presidenti Trump nuk janë konfirmuar ende nga Senati.
Memorandumi i Priebus gjithashtu kërkon që edhe rregulloret që janë publikuar në Regjistrin Federal, por nuk kanë filluar të zbatohen ende, të shtyhen për 60 ditë derisa të bëhet rishikimi i tyre.
Priebus ka thënë se Drejtori i Buxhetit i Shtëpisë së Bardhë mund të bëjë përjashtime për rregullore kritike që të fillojnë së zbatuari.
Dokumenti është i ngjajshëm me atë që shefi i stafit të Obamës e ka ndërmarrë, një ditë pas inaugurimit të Obamës në vitin 2009.
Komentet