Arsyet morale për ndërmarrje të hapave që t’i jepet fund vdekjes dhe vuajtjes në Siri, janë të dukshme dhe të padiskutueshme, thonë zyrtarët e Departamentit të Shtetit
UASHINGTON – 51 zyrtarë të Departamentit Amerikan të Shtetit kanë nënshkruar një memorandum të brendshëm me të cilin i bëjnë thirrje vendit për aksion ushtarak kundër presidentit sirian Bashar al-Assad në përpjekje për të rrëzuar regjimin e tij.
Përmbajtja e brendisë së letrës u lexua në një televizion kabllor amerikan.
“Dështimet për të ndaluar abuzimet flagrante të Assadit, vetëm që kanë forcuar nxitjen ideologjike të grupeve si DAESH-i, pavarësisht faktit se edhe ata tashmë një kohë të gjatë kanë ngecje taktike në fushat e betejës. Arsyet morale për ndërmarrje të hapave që t’i jepet fund vdekjes dhe vuajtjes në Siri, pesë vjet pas fillimit të luftës brutale, janë të dukshme dhe të padiskutueshme. Status quo-ja në Siri gjithnjë e më tepër do të vazhdojë të paraqesë sfidë të vështirë, nëse jo katastrofike, humanitare, diplomatike që lidhen me terrorizmin”, transmetojnë mediat amerikane.
Presidenti amerikan Barak Obama është i përmbajtur në marrjen e masave ushtarake për shkak të shqetësimeve se kjo mund të shkaktojë një konflikt me Rusinë dhe të rrisë paqëndrueshmërinë në Siri.
Nga ana tjetër Assad është inkurajuar nga mbështetja e aleatëve të tij, Rusia e cila po kryen sulme ajrore, forcat iraniane dhe pjesëtarët e Hezbollahut, të cilët në terren janë duke luftuar përkrah ushtrisë së regjimit sirian. aa
Komentet