Ina Kasimati zbriti sot në areoportin “Nënë Tereza”, për t’u nisur më pas për në Vlorën e saj.
E gjitha kjo u mundësua nga qindra qytetarë të cilët u angazhuan për të bërë të mundur kthimin e saj në Shqipëri. Ina ishte shumë e emocionuar sot, teksa preku tokën e saj. U nis më e fortë se kurrë për në Vlorë, pasi Ina nuk e njeh dorëzimin. Na përqafoi, na përshëndeti dhe së bashku me djalin e saj, u nisën për në shtëpi.
Ina ka qënë shumë e emocionuar që shqiptar të shumtë, të njohur e të panjohur, mundësuan të plotësonin dëshirën e saj për t’u kthyer në Atdhe.
Ju është shumë mirënjohëse dhe falenderuese.
E ndikuar nga gjithë kjo çfarë bëmë për Inën, ajo do të vazhdojë më shumë se asnjeherë të luftojë për jetën, pasi mësuesja e Çajupit, e do jetën.
Ina zbret në Shqipëri sot më 8 mars, në ditën e gruas, si për të treguar forcën që mbart kjo qënie, për të qënë e fortë, e pampposhtur, luftarake, krenare.
Sqarim:
1. Charteri mjeksor që solli zysh Inën në Shqipëri pati një kosto prej 20.900 eurosh. Kjo pasi chateri me të cilin ishte dakordësuar në fillim, nuk mund të fluturonte kur Ina kërkonte të kthehej. Na u desh të komunikonim me një kompani tjetër.
1.1 Pagesa e chaterit mjeksor ende nuk është bërë, pasi transferimi i parave nga gofundme, kërkon procedura dhe kohë. Ndërsa Ina nuk mund të priste më. Duhej të kthehej sot patjetër, siç i kishte kërkuar edhe mjekja që e ndiqte. Prandaj gjej rastin të falenderoj kompaninë, Arlo Travel & Blu Tour Operator, të cilët na mirëkuptuan duke na kryer vetë pagesat, me mirëkuptimin që sapo paratë të kalojnë në llogari, ne do kryejmë pagesën e nevojshme.
2. Sa i takon pjesës tjetër të parave. Me kërkesë të vetë Inës, ato do kalojnë në llogarinë e të vëllait, i cili do i përdorë për nevojat e Inës, (pasi ka nevoja shumë) dhe të djalit të saj të vogël Amantit. Kjo është dëshira e Inës. Për gjithë sa thash, janë të dokumentuara për çdo transparencë të mundshme, që tek interesat e gofundme dhe të transfertave, udhëtimi me charter. Ina ka qënë dhe është në dijeni të çdo veprimi.
3. Falenderoj pafund edhe Dhurata Hysa dhe Skender Brataj të cilët mundësuan ambulancën së bashku me ekipin mjeksor në gatishmëri për të transportuar Inën në Vlorë.
Zoti ju bekoftë të gjithëve për çfarë keni bërë. Zoti i dhëntë Inës forcë për të luftuar e për të qënë mirë.