Zyrtari i lartë i Vetëvendosjes, Boiken Abazi, përmes një statusi tha se është fakt se Serbia ka financuar dhe kontrolluar hoxhallarë në Kosovë, kështu duke thënë se “ky fakt nuk duhet të çojë në islamofobi, pasi kjo nuk do të thotë në asnjë moment se të gjithë hoxhallarët… janë të tillë”.
Lexojeni të plotë shkrimin e tij:
Është fakt që Serbia ka financuar dhe kontrolluar disa hoxhallarë në Kosovë, dhe çdo shqiptar myslyman duhet të jetë i vetëdijshëm se ende mund të ketë hoxhallarë të tillë, por ky fakt nuk duhet të çojë në islamofobi, pasi kjo nuk do të thotë në asnjë moment se të gjithë hoxhallarët apo myslymanët janë të tillë.
Unë nuk pajtohem me komentin e Sadri Ramabajës për iftarin në Dardanë, pasi mendoj që ka qënë i nxituar, jo shpjegues dhe ka lënë shumë hapësirë për keqkuptime që mund t’i ketë bërë njerëzit të ndihen shumë të ofenduar dhe të lënduar. Ama, ata që më pas janë sulur ta shajnë e ta ofendojnë Sadri Ramabajën me fjalët më të ndyra, dhe më tej ata që e kanë kërcënuar e kanosur drejtpërdrejtë, këta duhen ndjekur penalisht, thjeshtë në bazë ligjeve në fuqi. Të vetëshpallesh e të ndihesh myslyman apo i krishter, apo qoftë edhe ateist, nuk të bën automatikisht njeri më të mirë për shoqërinë. Historia e kombit tonë ka parë plot të vetëshpallur myslymanë, të krishterë e ateistë që kanë punuar haptazi kundër kombit të tyre, siç ka parë edhe plot myslimanë, të krishterë e ateistë që kanë sakrifikuar gjithçka për lirinë e shqiptarëve. Është fakt që Serbia ka financuar dhe kontrolluar disa hoxhallarë në Kosovë, dhe çdo shqiptar myslyman duhet të jetë i vetëdijshëm se ende mund të ketë hoxhallarë të tillë, por ky fakt nuk duhet të çojë në islamofobi, pasi kjo nuk do të thotë në asnjë moment se të gjithë hoxhallarët apo myslymanët janë të tillë. Kjo nuk e justifikon kurrë diskriminimin ndaj një myslimani veç për shkak të besimit fetar që ka. Por, çdo mysliman i sinqertë e ka të qartë që brenda komunitetit islamik ka njerëz që janë të dëmshëm për vetë islamin dhe më gjerë për shoqërinë, dhe kjo vlen edhe për të gjitha komunitetet e tjera fetare ose jofetare.
Lexova postimin tuaj të datës 26 qershor 2017. me të cilin keni kundërshtuar qëndrimin e zyrtarit të lartë të VV z. Sadri Ramabaja ndaj iftarit në Dardanë. Reagimi juaj ishte i përgjegjshëm dhe në shumicën e rasteve ishte i qarte. Me gjithë atë, keni pohuar se sërbia ka financuar hoxhallarë në Kosovë. Kërkoj nga Ju që të sqaroni kohën dhe vendin si edhe hoxhen, me emër e mbiemër që është financuar nga Serbia. Për arsye se, nëse dikush nga hoxhallarët e Kosovës ka marë t’holla nga serbia gjatë ramazanit të kaluar,2017., ose që nga viti 1999. e këndej, me ate hoxhë është mirë të merret prokuroria e shtetit.
Në qëftë se nuk publikohen shenimet e kërkuara më lartë atëhere leni të kuptohet se keni njollosur dhe keni lënduar institucionin e hoxhallarëve pa të drejtë.