Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, mberriti sot në Tiranë për nje perpjekje te fundit për të arritur një marrëveshje politike mes maxhorancës dhe opozitës për zgjedhjet parlamentare, shkruan Panorama.
Ora 10.30
Siç ishte parashikuar zyrtari i larte amerikan ka mberritur ne zyren e kryeministrit Rama per te diskutuar lidhur me plotesimin e kushteve te opozites dhe futjen e saj ne zgjedhje.
Ora 10.15
Kryetari i Partise Demokratike nuk do te jete i vetem ne takimin me Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee. Panorama meson se se bashku me liderin e opozites do te jene dhe kreret e partive aleate, Nard Ndoka, Fatmir Mediu, Vangjel Dule dhe Dashamir Shehi.
AXHENDA
“Panorama” mëson se zyrtari amerikan do të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama në orën 10:30.
Më pas, në orën 11:30 është takimi me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.
Ndërkohë që takimi i tij me kreun e demokratëve është planifikuar të mbahet në orën 14:45. Rreth orës 17:00 pritet qe ai të takohet me deputetët e PD, Patozi dhe Bregu.
Në një kohë që prej 3 muajsh opozita ka bojkotuar Parlamentin dhe është vendosur në çadrën e ngritur përpara Kryeministrisë dhe maxhoranca ka deklaruar se do të hyjë e vetme në zgjedhje, faktori ndërkombëtar po bën përpjekjet maksimale për t’i çuar palët drejt një marrëveshjeje që do t’i jepte fund krizës politike.
Zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, do të vijë sot në Tiranë me detyrën e negociatorit pas dështimit të negociatave që Rama e Basha zhvilluan me zv.presidentin e PPE-së, McAllister, më 24 prill.
Duket se zyrtari i lartë amerikan do të vijë me mesazhe të qarta nga SHBA për liderët politikë në Shqipëri për zgjidhjen e ngërçit politik. Mesazhet politike, zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit i dha pa mbërritur në Tiranë. Gjatë fjalës së tij në forumin rajonal për siguri “2BS” në Budva të Malit të Zi, Yee u shpreh se ishte kundër çdo lloj bojkoti të institucioneve nga forcat politike.
MESAZHI
Sipas Yee, Parlamenti duhet të jetë institucioni që mbron interesat e qytetarëve. Për këtë arsye, zv.ndihmëssekretari amerikan kërkoi nga të zgjedhurit politikë që të mos bojkotojnë Parlamentin.
“Parlamentet duhet të përfaqësojnë dhe mbrojnë interesat e qytetarëve. Deputetët që bojkotojnë Parlamentin, shmangin përgjegjësinë e tyre dhe injorojnë këshillën e ishPresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Theodore Roosevelt, se është më mirë të jesh një lider i guximshëm në arenë, sesa një kritik apo vëzhgues nga jashtë”, deklaroi zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, duke theksuar se është kundër çdo lloj bojkoti të institucioneve.
Zyrtari i lartë amerikan gjatë fjalës së tij në forumin për çështjet e sigurisë të mbajtur në Malin e Zi, theksoi se qeveritë në rajonin e Ballkanit duhet të luftojnë kundër korrupsionit dhe udhëheqësit e rajonit duhet të gjejnë kurajën politike për të bërë reformat e nevojshme në interes të qytetarëve.
TAKIMET
Zyrtari i lartë amerikan pritet të mbërrijë sot, në orën 10:00, në Tiranë, nga ku do të nisë edhe një seri takimesh me liderët kryesorë politikë në vend. Në fokus të takimeve do të jetë zgjidhja e ngërçit politik mes maxhorancës dhe opozitës. Ende mbetet e paqartë nëse zv.ndihmëss-ekretari amerikan i Shtetit do të ketë një ofertë konkrete për dy liderët politikë, por pritshmëritë për këto takime janë të larta.
Sipas burimeve, Yee do të zhvillojë takime me Kryeministrin Edi Rama, kreun e opozitës, Lulzim Basha, dhe kreun e Parlamentit dhe Presidentin e zgjedhur, Ilir Meta. Ajo që bie në sy në axhendën e zyrtarit të lartë amerikan është takimi që pritet të zhvillojë me një grup deputetësh demokratë, kritikë të kreut të PD-së, Basha.
Bëhet fjalë për Majlinda Bregun, Jozefina Topallin dhe Astrit Patozin. E kontaktuar nga “Panorama”, deputetja Bregu ka pranuar se ka marrë një njoftim për të zhvilluar një takim të tillë, por pa dhënë detaje rreth asaj që do të diskutojnë me zv.ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit Yee.
Gjatë mbledhjes së fundit të Grupit Parlamentar, ky grup deputetësh i kërkoi Lulzim Bashës të dialogojë me Kryeministrin Rama për arritjen e një marrëveshjeje politike për të mos e lënë Partinë Demokratike jashtë procesit zgjedhor.
Tërheqja e të gjitha forcave ruse nga Ukraina do të ishte njëri nga kushtet kryesore për heqjen ose ndryshimin e sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Moskës, tha të mërkurën një zëdhë . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj për vendimin e Republikës së Kenias që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ajo ka njoftuar se ky vendi . . .
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli (djathtas) pranë presidentit të Kenias, William Ruto (në mes).
Radio Evropa e Lirë
Kenia – shtet afrikan – e ka njohur pavarësinë e . . .
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Radio Evropa e Lirë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, premtoi se gjatë një mandati të mundshëm të ri q . . .
Deklarata për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë midis Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës i ka katër pika, njëra prej të cilave i referohet promovimit të bashkëpunimit në indu . . .
“Çelësi për në BE”, është diçitura e skicës më të fundit nga LD-NY24 mbi marrëzinë e fundit elektorale që po sajon kryeministri Rama.
Heshtja dhe eliminimi i kundërshtarëve, izolim . . .
Në përvjetorin e 26-të të masakrës në Tërnje të Therandës, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nderoi të rënët dhe vendosi kurora me lule të freskëta pranë varrezave të a . . .
Ish-komandanti suprem i forcave aleate të NATO-së për Evropë, gjenerali Wesley Clark, ka thënë se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se bashkëpunimi ekonomik në mes të d . . .
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur kujtimin për masakrat e Celinës, Fortesës dhe Brestocit, duke theksuar se më 25 mars 1999, forcat e regjimit të Serbisë, kryen masakra t . . .
26 vjet më parë, nga data 25 deri më 27 mars 1999, forcat serbe kryen një masakër të tmerrshme në Krushë të Rahovecit, ku u vranë 243 persona dhe 893 shtëpi u shkatërruan nga zjarri. Kj . . .
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nderuar viktimat e masakrës së fshatit Kotlinë në Kaçanik. Ai kujtoi ngjarjet tragjike të 24 marsit 1999, kur Brigada e Mekanizuar 243 e Usht . . .
Radio Evropa e Lirë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se 26 vjet pas bombardimeve të NATO-s mbi caqet policore e ushtarake në ish-Jugosllavi, Kosova ec “krenare, so . . .
Komentet