Federata e Futbollit e Ukrainës (FFU), ka bërë të ditur edhe zyrtarisht se ndeshja me Kosovën do të luhet në praninë e vetëm 999 shikuesve.
Ata kanë pranuar kushtin e vënë nga autoritetet polake, dhe si pasojë e kësaj kanë dalë sot me një komunikatë.
Sipas FFU, të gjitha 999 biletat do t’u ndahen dy federatave dhe sponzorëve, duke mos nxjerrë në shitje asnjë biletë për tifozë.
Kësisoj, tifozët shqiptarë mund të marrin ndonjë biletë, vetëm përmes Federatës së Futbollit të Kosovës. Autoritetet polake, për shkaqe sigurie, nuk lejojnë më shumë tifozë në stadiumin e Cracovias.
Komentet