Boksieri ukrainas 41 vjeçar, Wladimir Klitschko ka njoftuar se është larguar përfundimisht nga boksi aktiv.
Kështu Klitschko ka anuluar edhe rindeshjen me kampionin e botës Anthony Joshua, që ishte paraparë të zhvillohet me 11 nëntor në Las Vegas, pas humbjes që kishte pësuar në prill të këtij viti me nokaut në raundin e 11’të.
Klitschko i jep fund karrierës në boks me një rekord prej 65 fitoreve dhe pesë humbjeve.

Komentet