Sipas Hulumtimit të Njësisë së Inteligjencës Ekonomike (EIU), qyteti më i shtrenjtë në botë mbetet Singapori.
Ndërkohë, Zyrihu, është në vendin e dytë bashkë me Parisin, duke u ndjekur nga Hong Kong dhe Oslo që zë vendin e pestë.
Hulumtimi i EIU përfshin 133 qytete nëpër botë dhe merr Nju Jorkun si bazë krahasuese të dhënash, ku përfshihet kosotoja e më shumë se 160 shërbimeve, ku futet ushqimi, veshja, faturat etj.
Në këtë raport krahasohet kostoja e më shumë se 160 shërbimeve dhe produkteve përfshirë ushqimin, veshmbathjet dhe faturat e shërbimeve.
Qytetet më të lira, sipas renditjes ndodhen në Indi e Pakistan. Vlera e ulët e dollarit shkaktoi kalimin e Nju-Jorkut dhe Los Angelosit për vitin 2017 në vendet 13-të e 14-të.
Qyteti i Gjenevës ndodhet në vendin e 6.
Singapori rezulton 11% më i shtrenjtë se Nju Jorku për ushqimet bazë.
Seuli, në Korenë e Jugut është vendi më i shtrenjti në botë për veshje, me çmime 50% më të larta se Nju Jorku. Ndërkohë, qytetet e Britanisë të Madhe dhe SHBA janë bërë më të lira, ndërsa më të lirat në botë renditen Damasku, Karakasi dhe Almati. /Burimi swissinfo.ch/EB

Komentet