Në takimin e FIFA-s u vendos që procesi i marrjes së nikoqirit për Botërorin 2026, të zhvillohet në katër faza.
ZYRIH – Federata Botërore e Futbollit (FIFA) deri në tetor të këtij viti do të marrë vendim për propozimin e presidentit Gianni Infantino që numri i kombëtareve nga Kampionati Botëror 2026 të rritet prej 32 në 40.
Në takimin e Këshillit të FIFA-s është vendosur që edhe procesi i marrjes së nikoqirit për Kampionatin Botëror 2026, të zhvillohet në katër faza. Faza e parë do të jetë krijimi i strategjisë dhe konsultimeve të reja (nga maji i vitit 2016 deri në maj të vitit 2017), faza e dytë është për përgatitjen e ofertës (nga qershori i vitit 2017 deri në dhjetor të vitit 2018), faza e tretë është vlerësimi i ofertës (prej janarit të vitit 2019 deri në shkurt të vitit 2020) dhe e fundit është marrja e vendimit (maj i vitit 2020).
Komentet