ZYRIH, 11 JANAR – Vit pas viti, yjet e futbollit botëror mblidhen në mbrëmjen gala të FIFA Topi i Artë, që mbahet në Zyrih. Edhe sonte do të mblidhet ajka e futbollit botëror në qytetin zviceran, ku do të mësohen më të mirët e vitit 2015.
Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar, janë tre kandidatët që do ta kërkojnë çmimin kryesor dhe, sipas të gjitha gjasave, ylli argjentinas do ta fitojë këtë trofe të çmueshëm, për herë të pestë në karrierë, rekord absolut, pasi pati 12 muaj mbresëlënës, duke fituar thuajse gjithçka me Barcelonën.
Gjithashtu, do të zgjidhet edhe trajneri i vitit, çmim ky që pritet t’i takojë trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique, i cili i fitoi pesë trofe gjatë vitit 2015 dhe askush s’ishte më i suksesshëm sesa ai.
Gjithashtu, do të ndahen edhe shpërblime tjera. Tek femrat, ky çmim pritet t’i takojë futbollistes Selia Sasiç. Ndër të tjera, do të zgjidhet edhe goli i vitit.
Komentet