Hoyt Brian Yee, zyrtari i lartë i DASH-it që po takohet sot me liderët e politikës shqiptare mësohet se është duke inkurajuar arritjen e një marrëveshje politike, bazuar në paketën e negociatave të David McAllister.
Ai ka folur gjatë një takimi me gazetarë të rinj, pas takimeve që ka zhvilluar me Kryeministrin Edi Rama dhe me Kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta.
Ai është shprehur se:
“Është shumë e rëndësishme që zgjedhjet të bëhen. Zgjedhjet janë gjithmonë më të mira kur ka përfaqësim të gjerë.
Nëse disa parti përjashtojnë veten, dëmtojnë veten, imazhin e vendit dhe investimet e huaja”.
Yee është shprehur se paketa McAllister është e mirë, ndërsa thotë se Rama nuk i do zgjedhjet pa opozitën.
“Shpresojmë që do të ketë zgjedhje. Ka një ofertë nga McAllister, është ofertë e mirë. Shpresojmë që partitë ta pranojnë.
Duhet dialog mes palëve. Koha po skadon. Jemi optimistë. Nuk besojmë se Rama dëshiron të qeverisë pa opozitën”, ka thënë ai.
“Është e drejta e partive për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Nëse zgjedhjet, çertifikohen si të rregullta nga BE-ja, OSBE-ja dhe SHBA-ja, do t’i njohim.
Dhuna nuk ka vend në një vend demokratik. Zgjidhja duhet të vijë nga liderët politikë”, ka shprehur Yee bindjet e tij me gazetarët.
Pas takimit me Bashën, Yee do të takojë edhe Jozefina Topallin e Majlinda Bregun.
Komentet