VOAL- Zvicra zgjeroi të mërkurën sanksionet ndaj Rusisë duke miratuar gjithashtu masat më të fundit (paketa e 9) e vendosur nga Bashkimi Evropian më 12 dhe 16 dhjetor në përgjigje të furnizimit me dronë iranianë dhe situatës serioze të vazhdueshme në Ukrainë.
Masat synojnë 4 individë dhe 4 organizata iraniane, si dhe 141 individë rusë dhe 49 kompani, përgjegjëse për akte që kërcënojnë ose rrezikojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Midis tyre janë anëtarë të Dumës (parlamentit), partisë “Rusia e Bashkuar” e Presidentit Vladimir Putin dhe gjithë të tjerët të të ashtuquajturës “opozita sistemike”, ministra, individë dhe kompani përgjegjëse për propagandën, si dhe degë të ndryshme të ushtrisë ruse.
Këshilli Federal së shpejti do të merret me ndryshimet më të fundit të vendosura nga Brukseli ndaj Moskës në lidhje me ndalimin e eksporteve dhe ofrimin e shërbimeve. rsi-eb
Komentet