Me rastin e 106-vjetorit të Shqipërisë shtet, Zvicra ka uruar shqiptarët për Ditën e Flamurit nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale.
Ka qenë gazeta zvicerane “Blick” e cila ka bërë urimin më special për shqiptarët me një foto të publikuar në rrjetin social Facebook, e më pas edhe me një shkrim.
“Ju prezantojmë dhjetë shqiptarë për të cilët ju duhet të keni njohuri”, shkruan “Blick”…
Nënë Tereza
Nënë Tereza është një nga figurat më me ndikim të kombit shqiptar. Anjezë Gonxhe Bojaxhiu u lind në Shkup më 1910 dhe u rrit në një familje të pasur shqiptare. Që nga mosha e hershme, ajo donte të bëhej murgeshë. Dhe kështu ndodhi: në vitin 1928 ajo u zhvendos në Indi dhe mori emrin fetar Tereza. Si një murgeshë, ajo jetonte në lagjet e varfra të Kalkutës dhe kujdesej për të varfrit, të pastrehët, të sëmurët dhe të vdekurit. Nënë Tereza ka marrë disa çmime për punën e saj sociale. Kurorëzimi pasoi në vitin 1979, me Çmimin Nobel për Paqe. Në vitin 2016, humanistja shqiptare u shenjtërua nga Papa Françesku.
Gjergj Kastrioti, “Skënderbeu”
Princi Gjergj Kastrioti, i quajtur Skënderbeu, është heroi kombëtar shqiptar. Skënderbeu ishte një nga mbrojtësit më të mëdhenj të Europës së krishterë, kundër Perandorisë Osmane në shekullin e XV. Ky titull atij iu dha edhe zyrtarisht nga Papa Kalixt III. Gjatë 25 viteve, nga viti 1443 e deri në vdekjen e Skënderbeut në vitin 1468, ushtria e tij mundi vazhdimisht ushtritë e Perandorisë Osmane, edhe pse ata ishin të në numër shumë më të madh. Skënderbeu ishte shumë i rëndësishëm në vonimin e pushtimit osman të Europës, duke u dhënë italianëve më shumë kohë për t’u përgatitur. Sukseset e tij ushtarake kanë arritur edhe veshët islandezë, ku një dokument nga viti 1469 përmend “heroin e lavdishëm Skënderbeu”, “i cili ka sunduar për 24 vite dhe ka korrur fitoretë lavdishme”. Pa rezistencën e Skënderbeut, në Mesjetë Europa do të dukej krejtësisht ndryshe.
Xhon dhe Xhems Belushi
Vëllezërit Belushi u rritën si fëmijë të emigrantëve shqiptarë në Wheaton, Illinois. Gjoni, më i moshuari, ishte një aktor dhe muzikant. Ai u bë i njohur me paraqitjet në programin televiziv “Saturday Night Live” dhe grupin e tij “The Blues Brothers”. Filmi me të njëjtin titull ishte suksesi i tij më i madh, ndërsa në vitin 1982, ai ndërron jetë si pasojë e mbidozës. Vëllai i tij më i ri, Xhems Belushi, gjithashtu u bë aktor. Ai është shfaqur nëpër shumë filma (ndër të tjera, Partneri im me surrat të ftohtë, Red Heat) dhe ka luajtur për tetë vite, njeriun familjar në serialin “Jeta sipas Xhimit”. Xhems Belushi gjithnjë e ka theksuar prejardhjen e tij shqiptare dhe shpesh e ka vizituar vendin.
Rita Ora
Rita Ora ka lindur në vitin 1990 në Prishtinë. Megjithatë, familja e saj shpejt emigroi në Angli. Atje u njoh nga producentja muzikore suedeze, Martin Terefe, në moshën 14 vjeçare, e cila e mbështeti potencialin e saj muzikor. Në vitet e ardhshme pasoi një rritje e shpejtë. Me 19 vite, ajo u zbulua nga etiketa Jay-Zs, Roc Nation. Ajo ka punuar me yjet si Drake, Kanye ëest dhe Tinie Tempah. Gjithashtu, ajo kishte edhe një vit të mirë me DJ Calvin Harris. Rita Ora na ka dhënë melodi të ndryshme (I Will Never Let You Doën, How We Do), është mentore në versionin britanik të “The Voice” dhe ka projektuar këpucë dhe veshje për Adidas.
Action Bronson
Talenti për muzikë duket i lindur për shumë shqiptarë. Action Bronson, në të vërtetë Arian Asllani, është një reper amerikan me rrënjë shqiptare. Ai punonte si kuzhinier dhe tani ka shfaqjen e vet të gatimit, me të cilën udhëton përreth dhe shijon ushqime nga e gjithë bota. Në vitin 2014 ai shëtiti me J. Cole, Kendrick Lamar dhe Eminem. Stili i mëparshëm i Bronsonit u krahasua shpesh me Ghostface Killah të ëu-Tang Clan. Madje edhe Ghostface Killah pranoi se kishte luajtur një herë personalisht një pjesë të Bronsonit për muzikë.
Dua Lipa
Në moshën 15-vjeçare, ajo u largua nga vendlindja për të filluar të këndojë në Londër. Dhe Dua Lipa nuk r ka zhgënjyer popullin shqiptar: Tani, super ylli shqiptar e ka arritur piedestalin më të lartë të pop muzikës. Me pothuajse çdo këngë, 23-vjeçarja krijon një hit. Kjo është treguar edhe nga vlerësimet e Spotify nga viti i kaluar: E lindur në Shqipëri, ajo ishte një nga këngëtarët më të shfaqura në Zvicër. Verën e kaluar, me këngën “One Kiss” ajo shfaqi festivalin e saj të parë në Kosovë.
Bebe Rexha
A kemi përmendur se rrënjët dhe muzika shqiptare duket se së bashku punojnë vërtet mirë? Ju ndoshta tashmë keni dëgjuar për Bebe Rexhën. Nëse jo një nga interpretimet e saj të shumta, atëherë një këngë që ajo e shkroi. Si për shembull “The Monster”, nga Eminem dhe Rihanna. Lista e artistëve që kanë punuar me Bebe Rexhën ka përfshirë David Guetta, G-Eazy, Iggy Azalea, Martin Garrix, Pitbull, Selena Gomez, Nicki Minaj dhe shumë të tjerë.
Eliza Dushku
A ka dëgjuar ndokush për serinë televizive “Buffy the Vampire Slayer”? Atëherë duhet njohur gjithashtu edhe Eliza Dushkun, alias Faith. Aktorja amerikano-shqiptare ishte gjithashtu para kamerës me Kirsten Dunst – për filmin “Girls United”.
Patrick Nuo
“Hej, ai është zviceran?” Do t`ia konfirmonit vetvetes. Keni të drejtë, por Nuo gjysmën e gjakut e ka kosovar. Si një këngëtar dhe anëtar jurie i “Gjermania kërkon super yllin”, skenat për te janë si një shtëpi e dytë. Me albumin e tij të parë “ëelcome”, ai u fut në 20 këngët më të preferuara në listat e Gjermanisë dhe Zvicrës. Tashmë disa vite, Nuo jeton në Los Anxheles.
Futbollistët tanë!
Çfarë do të ishte Përfaqësuesja aktuale zvicerane pa lojtarët me rrënjë shqiptare? Shaqiri dhe shokët e tij nuk mund të imagjinohen që të largohen nga ekipi. Ndërkombëtarisht ata e përziejnë Premier Ligën, Serie A dhe Bundesligën. Ju faleminderit për angazhimin tuaj, djem!
Komentet